web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Qeveria mashtroi per vellezerit Aliko

3 Korrik 2015, 15:05, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetet sociale thote se Qeveria mashtroi per vellezerit Aliko. Sipas tij, pasi i nxorren nga burgu, shpalli se kane ikur ne Greqi nderkohe qe e dinte mire se ishin te lire ne Shqiperi!

“Te dashur miq, dje ne Parlament denoncova lidhjen e pushtetarve me te akuzuarit aktual prej saj per vrasjen e oficerit Ibrahim Basha. Mbreme ne emisionin “Opinion”, analistet e gozhduan me fakte te pakundershtueshme zedhenesin e Rames per rendin, Sajmir Shullazin, i cili ne pergjigje te pyetjes se ku kane jetuar gjate ketij viti vellezerit Aliko, vazhdonte pa u skuqur te mashtronte publikun se ata nuk kane qene ne Shqiperi por kane qendruar ne Greqi.

Pas ketij pohimi prej genjeshtari te Tahirit analistet informuan publikun se sipas eksperteve amerikan te gjitha postimet e bera ne FB te vellezerve Aliko gjate gjithe vitit, jane bere nga Shqiperia, Lazarati dhe zona te tjera te vendit dhe jo nga Greqia. Ky mashtrim i qeverise per vendndodhjen e tyre edhe pasi e dinte se ata jane ne Shqiperi, deshmon nje bashkepunim kriminal dhe shume te dyshimte te qeverise me ta”, shkruan Berisha ne Facebook.





Lajmet e fundit nga