web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vëllai i efektivit të vrarë në Lazarat: Të kapen autorët dhe të vendoset drejtësia

25 Qershor 2015, 06:11, Aktualitet CNA

Vëllai i efektivit të vrarë ditën e djeshme në Lazarat, apelon për kapjen e autorëve të vrasjes dhe vënien e tyre para drejtësisë. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Denis Basha shton se lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, e mësoi nga televizonet, pasi askush nuk i kishte lajmëruar lidhur me ngjarjen e ndodhur.

? Vëllai im u vra për shtetin dhe shteti duhet të zbardhë ngjarjen. Shteti duhet të kapë dhe të dënojë autorët për këtë ngjarje. Duam të dimë se si u vra, kush janë përgjegjësit për vrasjen e vëllait tim, i cili po bënte vetëm detyrën e tij .? shprehet vëllai i të ndjerit Ibrahim Basha.





Lajmet e fundit nga