web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nishani uron besimtaret per Ramazan: Mendje te kthjellet e shpirt te kulluar!

17 Qershor 2015, 13:21, Kulturë CNA

Presidenti Bujar Nishani përcolli urimin e tij për besimtarët muslimanë, në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, që nis ditën e enjte.

?Ju uroj Ramazan të lehtë, mendje të kthjellët, shpirt të kulluar?, nënvizoi Nishani.

Pëmes këtij mesazhi, Presidenti nënzivon rëndësinë që ky muaj ka, si simbol i lidhjes që realizohet mes sakrificës së vullnetshme hyjnore me efektet pozitive tokësore të asaj sakrifice, duke e bërë njeriun më të mirë.

?Nesër nis muaji i sakrificës dhe reflektimit, muaji i Ramazanit. Ju uroj nga zemra dhe me gjithë shpirt këtë rit me rëndësi të pallogaritshme, këtë festë, e cila prej shekujsh lartëson shpirtrat dhe kthjellon mendjet e miliona besimtarëve në mbarë botën, këtë mrekulli sa qiellore dhe tokësore, sa të bukur dhe të dobishme?, thekson Nishani.

Sakaq, për Presidentin e Shqipërisë, ky muaj më së shumti afron secilin njeri, veç e veç dhe të gjithë njerëzit bashkë me Zotin.

Sipas Nishanit, Ramazani e bën njeriun më të mirë, më të butë, më të kujdesshëm, më të vëmendshëm ndaj vetes dhe gjithë të tjerëve.

 





Lajmet e fundit nga