web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapat që do të ndiqen për krijimin e 61 bashkive të reja

12 Qershor 2015, 15:41, Politikë CNA

Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi rrugëtimin që do të ndiqet për krijimin e 61 bashkive të reja së bashku me instrumentet financiar dhe ligjor që siç tha ai, janë gati për të realizuar një bashkim të rregullt të entiteteve të qeverisjes vendore. Ministri Çuçi deklaroi se çdo gjë është gati për bashkimin e njësive të qeverisjes vendore në 61 bashki dhe fazën tranzitore nga konstituimi deri në konsolidimin administrativ dhe financiar të bashkive të reja. Ai tha se ministria ka përgatitur një manual udhëzues për të gjitha hapat në ditët dhe muajt e parë pas konstituimit. I pranishëm në aktivitetin e ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto njësi të reja ekonomike zhvillimi do të jenë një instrument jashtëzakonisht i vlefshëm për të adresuar pikërisht nevojën për një qasje të re ndaj burimeve natyrore dhe për një qasje të shumëllojshme, në bazë të territoreve dhe të specifikave të territoreve. Në vijim ministri Çuçi identifikoi të gjithë hapat ligjorë që janë ndërmarrë, si krijimi i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, miratimi i vendimeve të qeverisë dhe udhëzimeve përkatesë që do të ndjekin kryetarët e rinj të bashkive me fillimin e mandatit të tyre pas zgjedhjeve vendore. Referuar kësaj periudhe, qeveria ka akorduar një fond tranzicioni prej 20 milionë dollarësh për të mbështetur qeverisjen vendore. Kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledi Çuçi prezantuan paketën e re të decentralizimit në shërbime, financa vendore dhe zhvillim ekonomik duke i dhënë më shumë kompetenca qeverisjes vendore dhe reformuar sektore kyç për mirëmenaxhimin e bashkive të reja.





Lajmet e fundit nga