web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosove, sekuestrohen sasi te medha ilaçesh kontrabande

10 Qershor 2015, 16:02, Sociale CNA

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara ndermorri një operacion të suksesshëm në lidhje me produkte farmaceutike të dyshuara si të kontrabanduara.

Siç njofton Policia e Kosovës, sot janë kryer bastisje në disa lokacione, në tri qytete të Kosovës, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike, të dyshuara si kontrabandë.

?Me këtë rast lidhur me dyshimet për veprat penale Kontrabandim me mallra, neni 317 i KPRK-së, Përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme, neni 303 i KPRK-se, është konfiskuar një sasi e madhe e produkteve të ndryshme, farmaceutike të dyshuara si dhe një sasi e konsiderueshme e paketimeve për këto produkte?, thuhet në njoftimin e PK-së.





Lajmet e fundit nga