web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grida Duma: Ja pse nuk kam komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale

28 Prill 2015, 18:29, Politikë CNA

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ka treguar nëpërmjet një statusi në Facebook arsyen se pse ajo nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale. Duma shkruan se kjo mungesë komunikimi online ka ardhur si pasojë e punës së madhe që ajo po kryen në terren.

Ja çfarë shkruan Duma:

Miqtë e mi,

Prej ditësh nuk kam mundur të komunikoj me ju në këtë faqe. Kjo sepse kam dashur të takoj sa më shumë bashkëqytetarë. Jam përpjekur të prek sa më shumë lagje dhe komuna që presin të bëhen pjesë e metropolit të dytë të Shqipërisë. Kam ardhur tek shumë prej jush, por jam e vetëdijshme që më mbetet ende shumë për të ecur. Kandidimi bën realitet një dimension tjetër – kalimin nga politika e fjalës në atë të bërjes. Jam e dedikuar plotësisht për Bashkinë e Durrësit, dhe e di që ju do ta gjeni mënyrën për të më mbështetur, tashmë jo vetëm me fjalë.

Gjithashtu, Duma, shkruan edhe për takimin me të përndjekurit politik, ku sqaron se ata do të jenë pjesë e kësaj politike.

“Pjesmarrje më e gjerë në politikëberje e familjeve të të përndjekurve politikë, si domosdoshmëri për demokracinë”, shkruan ajo11054420_459527674212882_7940060430590093800_o





Lajmet e fundit nga