web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pandeli Majko thumbon Klosin: Shpresoj të mos jetë rastësi që “veterani” i luftës së Kosovës sulmon Rugovën në këto momente

27 Prill 2015, 15:09, Politikë CNA

Pandeli Majko ka reaguar mbi debatin e ngritur këto ditë mes Fatos Klosit dhe kryeministrit kosovar, Isa Mustafa.

Majko del kundër Klosit, duke thënë se e beson që Rugova ka qenë tradhtar, aq sa ç?besoj se Klosi ka luftuar me armë në dorë për Kosovën.

?Lexova në media që ?veterani? i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm presidentin e nderuar Rugova.

Që Ibrahim Rugova të ketë qenë ?tradhtar? i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë.

Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare.

Ajo do të gjykojë protagonistët e Luftës së shqiptarëve. Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë.

Të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës së lirisë së Kosovës për të cilët u flijuan heronjtë e vërtetë të Kosovës.

Kjo dhe të tjera, janë arsyeja që mendoj se debatet shterp me ?heronj? dhe ?tradhtare? për Luftën e

Kosovës janë në kohën dhe vendin më të keq për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon.

hpresoj të jetë rastësi?, shkruan Majko





Lajmet e fundit nga