web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjiknuri: Shqipëria, vend me potenciale të mëdha të burimeve të energjisë së rinovueshme

22 Prill 2015, 16:59, Aktualitet CNA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, mori pjesë në punimet e Kongresit Evropian të Ekonomisë 2015, mbajtur në datat 20-22 Prill në Katovicë të Polonisë. Gjatë fjalës, por dhe në takimet me homologët e tij, Gjiknuri deklaroi se Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha të burimeve të energjisë së rinovueshme. Sipas tij, 100 % e prodhimit aktual është nga burimet hidro, ku janë shtuar përveç atyre të administruara nga shteti edhe investimet me kapital privat.

?Shqipëria synon aderimin në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e Direktivave Europiane për energjinë. Shqipëria nuk është vend që krijon emetim të CO2 në atmosferë , por duhet të rrisë kapacitetet e saj gjeneruese dhe të transmetimit për plotësimin e nevojave të brendshme. Po ashtu për energjinë solare ka hapësirë për ta zhvilluar më tej, pasi ajo favorizohet nga kushtet gjeografike.

Për energjinë hidrike synojmë që me financime të mëtejshme të kemi kapacitet më të madh në vitin 2020 me 600 MW. Kërkohet reagim i zgjuar nga të gjitha vendet, për të balancuar nevojat e industrisë dhe zhvillimin e balancuar dhe miqësor me mjedisin. Shqipëria ka iniciuar edhe mundësinë e një projekti interkonjeksioni me Italinë me kabllin nënujor si opsion fizibel nga ana ekonomike?, u shpreh Gjiknuri.

 





Lajmet e fundit nga