web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

5 fakte interesante për binjakët

18 Prill 2015, 20:30, Kuriozitete CNA

Binjakët janë kudo në ditët e sotme, 1 në çdo 30 bebe të lindura në vitin 2009 ishte një binjak (një rritje me 76% që nga viti 1980). Ndoshta i pëlqeni pamasë veshjet e tyre të njëjta dhe  belbëzimet e tyre të shfaqura shpesh në video të YouTube, por a e dini se binjakët identik i kanë shenjat e gishtave të ndryshme? Apo se femrat e gjata kanë më shumë shanse të lindin binjakë? Ja disa fakte interesante për binjakët:

1.Gjenet nuk varen nga mjedisi

Binjakët identik mund të rriten veçmas nga njëri-tjetri dhe përsëri do të kenë  shumë gjëra të ngjashme në personalitetin dhe interesat e tyre. Ky është rezultati që u arrit Universitetin e Minesotës pas përfundimit të studimit lidhur me këtë çështje.

2.Ndonjëherë flenë me duar të bashkuara

Përgjithësisht binjakët kanë një lidhje të fortë me njëri-tjetrin. Kur flenë në një krevat, binjakët kanë tendencën t?i mbajnë duart e njëri-tjetrit të bashkuara. Supozohet se kjo vjen që prej kohës kur ata kanë qëndruar në një bark.

3.Kanë gjuhën e tyre

Sipas një studimi të Institutit të Përgjithshëm të Gjuhësisë, 40% e binjakëve shpikin gjuhën e tyre. Por një teori e thotë se binjakët të cilët vazhdojnë të mbështeten në gjuhën e tyre, i kalojnë vitet e para të jetës me vonesa zhvillimore.

4.Femrat e gjata kanë më shumë shanse të kenë binjakë

Kërkimet kanë nxjerrë konkluzionin se femrat e gjata kanë më shumë shanse të lindin binjakë. Një studiues krahasoi gjatësinë e 129 grave të cilët kanë lindur binjakë ose trinjakë. Ai zbuloi se mesatarisht femrat e gjata kanë më shumë gjasa të jenë mamatë e binjakëve.

5. Gjurmë të ndryshme gishtash

Perfekt për të kryer krime! Kjo pasi binjakët identikë kanë shenja të ndryshme gishtash.  ?Zhvillimi i gjurmëve të gishtave ndikohet nga faktorë të mjedisit, si për shembull pozicioni në mitër? shpjegon një pediatër në Universitetin e Kalifornisë.





09:06 Kuriozitete

Qeni mashtrues

Fillimisht njerëzit u ndien keq por më pas të mashtruar. Ky ...

Lajmet e fundit nga