web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Nishani njofton vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë

17 Prill 2015, 07:57, Aktualitet CNA

Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Në vijim të procedurave (të filluara më datë 10 tetor 2013) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t?u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët fillon ditën e hënë datë 20 prill 2015 dhe përfundon ditën e diel, datë 26 prill 2015.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1–    Kërkesë me shkrim;
2–    Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3–    Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj;
4–    Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).





Lajmet e fundit nga