web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kokëdhima-Berishës: Kur t’i vidhje shqiptarët, unë bëja biznes konform ligjit

16 Prill 2015, 11:43, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka reaguar në seancën e sotme plenare pas fjalës së ish kryeministrit Sali Berisha. Në fjalëns e tij Kokëdhima u shpreh se lidhur me ndërtimin e rrugës së Arbrit mos përfundimi i saj ka ngelur që nga koha kur ju ishit në qeveri.

?Se çfarë shkatërrimi u vure në qafë shqiptarëve këtë e dimë të gjithë, oborri yt i vidhte vendit 1.2 miliardë dollarë që i transferoje në bankat e huaja, vetëm në Vlorë ti zotëri grabite 10 mijë hektarë tokë dhe sekserët e tu ishin fëmijët e tu, i more popullit këto toka për oborrin tënd. Po, po, unë punova, ju ishit grabitqarët, ju e plaçkitët popullin dhe e pretë e vodhët dhe tradhtuat, ky ishte gjithë ajo që u dhe shqiptarëve në 20 e ca vjet në udhëheqje.

Je bolshevik i pakorrigjueshëm koha jote ka mbaruar dhe kurrë nuk kthehesh më në pushtet, mbaje mend këtë, se fundi zotëri po të them, mos e përdor familjen tënde kundër meje, nuk është në nderin tënd, nga një penxhere më nxjerr dhëndrin, nga një tjetër një anëtar tjetër, mjafton ti përballë meje, këtu me kë, kur ti ishte në qeveri me të gjitha gjërat në duar unë bëja biznes, kam punuar dhe kam bërë pasuritë e mia, i gëzoj haptas e legalisht dhe nuk i fsheh si ti pasuritë e vjedhura të shqiptarëve, nuk u marr dorën ku shkoj, përfaqësoj popullin e zonës sime dhe do ua jap përgjigjen më 21 qershor, do ikësh për lesh Sali?, u shpreh Kokëdhima.

 





Lajmet e fundit nga