web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekspertiza e djegies se BIBTEX/ U shkaktua nga masa elektrike

15 Prill 2015, 12:38, Aktualitet CNA

Zbardhet ekspertiza e grupit hetimor për zjarrin e rënë mëngjesin e së hënës në filialin qendror të firmës BIBTEX. Sipas burimeve nga grupi hetimor bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike tek kutia e linjës qendrore të shpërndarjes së energjisë elektrike në katin e dytë.

Masa elektrike e cila është evidentuar në pjesën jugperëndimore të katit të dytë sipas grupit hetimor është shkaku determinant i zjarrit. Nisur nga kqyrja e hollësishme e vendit të ngjarjes nga ekspertët si dhe këqyrja e pamjeve filmike nga serveri i kamerave përjashtohet mundësia e një zjarri të qëllimtë.

Dy ditë më parë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, magazina e firmës së prodhimit të tapeteve dhe pëlhurave u dogj tërësisht.





Lajmet e fundit nga