web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Digjet magazina/ Pronari sirian: Nuk kam asnjë konflikt, nuk besoj të jetë i qëllimshëm

13 Prill 2015, 14:37, Aktualitet CNA

Lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku një magazinë tapetesh u përfshi nga flakët, ka reaguar edhe pronari sirian i biznesit. Në fjalën e tij siriani Raghed Hajjazi deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë konflikte në Shqipëri dhe se ai nuk dyshon tek askush për këtë aksident.

?Nuk kam konflikte në Shqipëri, nuk dyshoj tek askush. Nuk besoj që zjarri në biznesin tim ka qenë i qëllimshëm?, u shpreh pronari sirian.

Nga zjarri i rënë sot në biznesin e shtetasit sirian, mbetën të lënduar 6 persona. Siriani Raghed Hajjazi ndodhet në Shqipëri për më shumë se 15 vitesh, ndërsa mësohet se kjo është hera e dytë që biznesi i tij në autostradën Tiranë- Durrës përfshihet nga flakët.





Lajmet e fundit nga