web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy dokumente zyrtare, kush mashtron për doktoraturat, dyshja Nikolla-Ndreca apo universitetet?

12 Prill 2015, 13:15, Aktualitet CNA

Kush mashtron me qetësi dhe paturpësi shqiptarët, dyshja e Ministrisë së Arsimit Lindita Nikolla-Plarent Ndreca apo universitetet? Kush tallet dhe përdhos detyrën shtetërore, Lindita Nikolla-Plarent Ndreca apo Rektorati i Universitetit të Tiranës? Në gazetën SOT kanë mbërritur dy shkresa.

Njëra i përket Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me vulën dhe firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca, i laureuar tek Henri Çili. Shkresa tjetër ka ardhur nga Rektorati i Universitetit të Tiranës. Plarent Ndreca, me shkresën-presion i kërkon gazetës SOT, ndër të tjera, përgënjeshtrimin e artikullit me titull ?Lindita Nikolla tjetër skandal në favor të Henri Çilit, bllokon doktoraturat e universitete publike, UET monopol pa kushte?. Plarent Ndreca i kërkon gazetës SOT që të shkruajë se doktoraturat (kuotat për programin e ciklit të dytë të studimeve), për universitet publike nuk janë bllokuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ai pretendon se nuk ka një vendim për bllokimin e doktoraturave. Po si qëndron e vërteta? A i ka bllokuar apo jo Ministria e Arsimit dhe Sportit prej dy vitesh kuotat e doktoraturave për universitetet publike, për të krijuar monopolin ?Henri Çili?, i cili sot ka universitetin e vetëm në Shqipëri, ku mund të regjistrohen doktorantë? Tashmë pyetje duhet shtrohet ndryshe; A i ka paguar Henri Çili Lindita Nikollën dhe Plarent Ndrecën, të cilët kanë bllokuar prej dy vitesh doktoraturat për universitetet publike, duke i dhënë monopolin e doktoraturave UET? Nuk ka dyshim se kemi të bëjmë me një interes të madh material. Mijëra të rinjve u privohet e drejta të aplikojnë në universitetet shtetërore, ndërsa detyrohen të shkojnë tek UET, me tarifa pesë herë më të larta. Atëherë pse MAS ka bllokuar prej dy vitesh doktoraturat në universitet publike, ndërsa në fillim të muajt janë 2015 i miraton programe të tjera doktorature UET? A mundet që UET të plotësojë kriteret dhe universitetet publike, jo? Të gjitha përgjigjen gjenden në drejtim të parave.

Përgjigja e universiteteve

Rektorati i Universitetit të Tiranës, me anë të një shkrese zyrtare, thotë se Ministria e Arsimit ka bllokuar prej dy vitesh kuotat e doktoraturave. ?Në cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë Universitetit të Tiranës, në përputhje me nenin 11 të ligjit nr. 119/2014, ?Për të drejtën e Informimit?, kërkesën për dhënie informacioni mbi numrin e kuotave të programeve të doktoraturës që i janë miratuar UT në vitet akademike 2013-2014 dhe 2014-2015. Kjo kërkesë është regjistruar me numër rendor 8-K datë 24.3.2015 (sipas regjistrit përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve) në Rektoratin e UT. Në zbatim të pikës 4 të nenit 14 dhe pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr. 119/2014 ?Për të drejtën e Informimit?, si dhe në vazhdim të përgjigjes që ju kemi dërguar me tonën nr. 6-K/1 datë 18.3.2015, sqarojmë se, institucionit tonë nuk i janë përcjellë kuota për ciklin e tretë të studimeve, për vitet në të cilat referoheni. Në zbatim të nenit 34 të ligjit nr. 9741 datë 21.5.2007 ?Për arsimin e lartë në RSH?, kuotat e pranimit në ciklin e tretë të studimeve në IPAL miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndaj për më tepër informacion, mund të drejtoheni pranë këtyre institucioneve?, thuhet në shkresën e Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Pretendimi i Ministrisë së Arsimit

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, ndryshe nga rektorati i Universitetit të Tiranës, deklaron se MAS nuk ka bllokuar doktoraturat për universitetet publike. Teksa Rektorati dhe shefat e departamenteve thonë se MAS i ka bllokuar prej dy vitesh, Ndreca deklaron ndryshe. ?Ministria e Arsimit dhe Sportit, pasi është njohur me hollësi me materialet e mësipërme të botuara në gazetën tuaj, konstaton se artikujt janë plotësisht të pavërtetë, janë në kundërshtim me ligjin nr. 7756, datë 11.10.1993 ?Për shtypin?, i ndryshuar? dhe me Kodin Etik të Medias Shqiptare. Materialet e mësipërme për bllokim të doktoraturave në institucionet publike të arsimit të lartë dhe kapjes së institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nuk përbëjnë informacione të sakta, të balancuara dhe të verifikuara, sipas kërkesave të Kodit Etik të Medias Shqiptare. Në të vërtetë, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nuk ka asnjë vendimmarrje për bllokim të doktoraturave në institucionet publike apo private të arsimit të lartë, pasi kjo vendimmarrje do të binte ndesh me ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 ?Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar?, sepse do të cenonte autonominë e këtyre institucioneve të arsimit të lartë, për ushtrimin e veprimtarisë për të cilën janë krijuar?, thuhet në shkresën e Plarent Ndrecës.





Lajmet e fundit nga