web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karolina/Publikohet video e vrasjes, arrestohet polici

8 Prill 2015, 10:37, Aktualitet CNA

Një oficer i bardhë policie në Karolinën e Jugut është akuzuar për vrasje pas publikimit të një videoje që e tregon atë duke qëlluar një person me ngjyrë që largohej prej tij me vrap. Hetuesit shtetërorë, arrestuan policin Michael Slager pasi u vunë në dijeni të videos së filmuar me telefon celular ku tregohet vrasja.
Autoritetet thanë se viktima Walter Lamer Scott u qëllua pasi oficeri e kishte shënestruar atë me një armë paralizuese. Departamenti Amerikan i Drejtësisë pritet të nisë hetimet.
?Kur je në gabim, je?, theksoi kryebashkiaku i qytetit North Charleston Keith Summey i cili njoftoi për arrestimin. ?Kur merr një vendim të gabuar, nuk më intereson nëse je pas armaturës apo qytetar në rrugë, duhet të jetosh me këtë vendim?, theksoi ai.
Oficerët e policisë në Shtetet e Bashkuara qëllojnë për vdekje me qindra njerëz çdo vit, por vetëm një grusht rastesh të tilla rezultojnë me ngritje të akuzave kriminale ndaj tyre.





Lajmet e fundit nga