web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diabetikët anglezë, të parët që do kenë pankreas artificial

4 Prill 2015, 14:15, Aktualitet CNA

Gjatë kësaj jave diabetikët anglezë do të jenë të parët në botë që do të kenë një pankreas artificial. Pajisja revolucionare, e cila duket si një pajisje MP3, është një hap gjigand për trajtimin e diabetit të tipit 1.
Pajisja zëvendëson aftësine e pankreasit për të mbajtur nivelet e glukozës dhe ndihmon në ndalimin e atakeve hipoglicemike që ndodhin zakonisht gjatë natës dhe mund të shkaktojnë edhe vdekjen.
Pajisja lidhet me trupin me anë të disa tubave të vendosur nën lëkurë dhe ka një kompjuter të vogël i cili është i programuar për të mbajtur nën kontroll algoritmin e hipoglicemisë.
Sistemi MiniMed është prodhuar në Australi dhe është lançuar për rreth 400,000 britanikë që vuajnë nga diabeti i tipit 1. Teknologjia i mundëson njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje që të bejnë një jetë të plotë duke lehtësuar kështu edhe dietën e tyre, gjumin gjatë fundjavës, sportet dhe udhëtimet.





Lajmet e fundit nga