web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I telefonon gruas, e dëgjon duke e tradhetuar

1 Prill 2015, 12:51, Kuriozitete CNA

Kujdes ku mbani telefonin në momentin që tradhtoni partnerin tuaj! Pikërisht telefoni është bërë edhe shkaku, që bashkëshorti arriti të zbulonte se gruaja e tij e tradhtonte në shtëpinë e tyre. Edhe pse ngjarja e shënuar në Itali, nisi në muajt janar dhe shkurt të vitit 2011, ajo arriti të mbyllej vetëm pas 4 vitesh. Ai formoi numrin dhe pas dy ose tre zilesh ajo u përgjigj me një ?po?. Nuk ishte një përgjigje normale, sepse ai dëgjoi në sfond që ajo po kryente marrëdhënie seksuale me një person tjetër. ?Il Messaggero? shkruan se një sipërmarrës nga Ankona, u bë dëshmitar i tradhtisë së gruas së tij në një mënyrë aspak të këndshme. Gruaja ?e zënë me punë? duket se nuk arriti të mbyllte dot telefonin, por hapi telefonatën duke i lejuar bashkëshortit të dëgjojë çfarë po ndodhte, shkruan shekulli. Pas zbulimit të tradhtisë 43-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për çështje privatësie, nisi të bëhej i dhunshëm ndaj gruas së tij. Në 18 janar, 40-vjeçarja zbuloi edhe një kamerë të vendosur në kuzhinë nga bashkëshorti, për të vërtetuar tradhtinë e saj. Çështja përfundoi në gjykatë, ku bashkëshorti akuzohet për ushtrim dhune, kërcënim dhe fyerje. Ndërsa 40-vjeçarja duhet të përgjigjet për lëndimin e të shoqit.





Lajmet e fundit nga