web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilli i Mandateve/ Frroku: Nuk kam vrarë njeri, në 1999 ndodhesha në Shqipëri

31 Mars 2015, 10:29, Aktualitet CNA

 

Deputeti i PKD-së, Mark Frroku, ishte prezent sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, nga ku deklaroi se ai do të përgjigjet në drejtësi për të gjitha akuzat ndaj tij. Gjithashtu, Frroku ka thënë se në vitin 1999, vit kur autoritetet belge pretendojnë se Frroku ka kryer vrasje, ai ndodhej në Shqipëri.

? Dua të shpreh vullnetin tim për të treguar se jam i hapur për të vihem në dispozicion të drejtësisë për të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj meje. Dua që të gjithë shqiptarët ta dinë që Mark Frroku nuk ka vrarë njeri dhe nuk ka marrë pjesë në vrasje në asnjë vend të botës.  Në kohën që pretendohet se unë kam kryer vrasje në Belgjikë, ndodhesha në Shqipëri. Për sa i përket çështjes së porositjes së vrasjeve, unë nuk kam asnjë lidhje? , tha Frroku





Lajmet e fundit nga