web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Holandë, ndërprerja e energjisë shkakton kaos në aeroport

27 Mars 2015, 16:15, Aktualitet CNA

Një ndërprerje masive e energjisë që goditi Amsterdamin dhe qytetet përreth, shkaktoi anulimin e përkohshëm të fluturimeve hyrëse dhe dalëse në aeroportin e Shipolit.

Administratori i rrjetit energjitik, TenneT tha se pjesë të gjera të provincave veriore të Holandës, ku banojnë rreth 2.7 milionë njerëz u ndikuan nga ndërprerja e energjisë.
Gjithsesi, energjia është rikthyer në pjesën më të madhe për një kohë të shkurtër.
Por, vetëm kaq ka mjaftuar që fluturimet në Shipol të anulohen dhe të kalohen në terminale të tjera. Shipol është një nga aeroportet më të ngarkuara të Europës.





Lajmet e fundit nga