web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vazhdon “Museumculture”, vizita monitoruese në Berat

25 Mars 2015, 17:10, Kulturë CNA

Grupi i ekspertëve të monitorimit të projektit ?Museumculture? ka realizuar së fundmi disa vizita njohese në Muzeun Ikonografik Onufri dhe Muzeun Etnografik në qytetin e Beratit .

Sipas Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat vizitat jane realizuar nga përfaqësuesit e siteve të përfshira në këtë projekt si Sllovenia, Kroacia, Mali-Zi, Shqipëria, dhe Italia, si pjesë e Programit ?IPA Adriatica?.

Pas vizitës në të dy muzeumet kombetare dhe njohjen me vlerat e tyre, ekspertëve të monitorimit ju bë e njohur nga drejtori i  QKMB-së Agron Polovina  puna e deritanishme ne implementimin e projektit ?Museumculture?,dhe realizimi hap pas hapi i gjithë fazave të këtij projekti ambicioz.

QKMB si pjesë e këtij projekti u ka prezantuar konkretisht grupit të ekspertëve punën që po zhvillohet në realizimin e  paketës promocionale të plotë, Web-it të QKMB-së me sistemin QR kod, realizimit konceptual të ekspozitës së lëvizëshme (Muzeu Lëvizës), koncepti i përfunduar i katalogut për të dy muzeumet, dhe ide-projekti për ridizenjimin e Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik.

Ekspertëve të monitorimit ju bë e njohur edhe puna promovuese në shkollat e qytetit të Beratit,  punë kjo e cila realizohet nga specialistët e QKMB-së.

Sakaq, në fund të monitorimit të muzeumeve dhe pas njohjes me realizimin përfundimtar nga të gjithë partnerët të Projektit ?Museumculture?, ekspertët pritet që të plotësojnë edhe pyetësorin e ?Format vlerësimi për udhëtimin e testimit?.





20:34 Kulturë

Art me rërë

Art mund të krijohet me materiale nga më të ndryshmet. Rëra ...

20:28 Kulturë

Art me perime

Frutat dhe perimet këshillohen nga mjekët që të hahen shpesh...

Lajmet e fundit nga