web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I vunë eksploziv në makinë, kthehet pas mjekimit nga Italia ish-kreu i burgut të Fushë-Krujës

21 Mars 2015, 10:54, Aktualitet CNA

Kthehet nga Italia, ku u mjekua pas plagëve që mori si pasojë e eksplozivit që i vendosën në automjetin e tij ish-drejtori i Burgut të Fushë-Krujës, Arben Suloj.

Në aeroportin e Rinasit, paraditen e sotme ai është pritur nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto.

?Jemi këtu në shenjë mbështetje e solidariteti, e kjo tregon se ne kemi bashkëpunim si institucion?- ka thënë Zoto.

Drejtori i Burgut të Fushë-Krujës, Arben Suloj, u nis per kurim ne Itali me daten 21 janar, tre dite pasi u plagps rende nga shpërthimi i eksplozivit në makinën e tij në Durrës.

Dyshimet kryesore në lidhje me ngjarjen kanë të bëjnë me mundësinë e porositjes së sulmit me eksploziv nga persona të dënuar apo të arrestuar që mbahen në burgun e Fushë-Krujës, që drejtohet nga zyrtari i plagosur.

 





Lajmet e fundit nga