web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nusja që nuk mundi të shijontë asgjë nga ushqimet e dasmës së saj, dhe nuk ka shijuar më asgjë tjetër që prej atëhere

17 Mars 2015, 16:39, Kuriozitete CNA

E veshur nuse, Nicola Nichols nuk mund të hante asngjë në ditën e dasmës së saj pesë vjet më parë dhe nuk ka ngrënë asgje deri tani.

Kjo nuk ndodhi për shkak të ushqimeve të dasmës.

Stomaku i 25 vjeçares pushoi së punuari pas një gripi, dy vjet më parë, i cili e bëri atë të pamundur të mbajë ushqimin apo lëngjet dhe ajo mund të villte rreth 50 herë në ditë.

Doktorët dyshuan se ajo mund të vuante nga çrregullimi i të ushqyerit por faktikisht ajo kishte probleme gastronomike. Stomaku i saj nuk mund të boshatiste veten e tij. Që atëhere ajo ushqehet me anë të një tubi në zorrë.

Teksa të gjithë shijonin ushqimin në dasmën e saj ajo nuk mundi të kapërdintë asnjë kafshatë.

E tani nëna e dy fëmijëve e ka kuptuar se nuk mund të hajë më kurrë përsëri por kërkon të jetë e fortë për fëmijët e saj.

Ajo shprehet se askush nuk i kushton vëmendje të ngrënës si process, por kur nuk mundesh të hash më e kupton se sa e rëndësishme është kjo pjesë e jetës. Nuk mund të shijojsh asnjë takim, asnjë festë familjare. Nuk munda të ha as ëmbëlsirën e dasmës sime, thotë ajo, dhe kjo ishte shumë e vështirë.

Pas një gripi Nikol nuk mundi të hajë më kurrë. Që prej vitit 2012 ajo ushqehet me anë të një tubi të vendosur në zorrët esaj.

Veç kësaj Nikol nuk mund të shijojë asnjë shëtitje apo festë për shkak të çantave ku qëndrojnë pajisjet e saj të të ushqyerit dhe si pasojë e ushqyerjes së saj me anë të tubit flokët u dobësuan dhe ranë pak e nga pak.

 

 





Lajmet e fundit nga