web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Washington DC/ Tabaku: Gjithnjë puno fort mbi një projekt të parehatshëm por motivues

15 Mars 2015, 21:46, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka qenë për një vizitë në Washington DC ku ka vizituar kompaninë ?Google?. Tabaku ndan me publikun  impresionet nga vizita e saj dhe shkruan historinë e emrit të komapisë, themelimin dhe suksesin e saj. Deputetja, në përfundim të vizitës  jep një meszh mjaft motivues: ?Gjithnjë puno fort mbi një projekt të parehatshëm por motivues!?

‘Pata kënaqësinë, që gjatë vizitës sime në Washington DC, të vizitoja edhe të realizoja takime dhe në kompaninë Google. Askush nuk e mendonte në Janarin e vitit 1996 se Larry Page dhe Sergey Brin, dy sapo të diplomuar nga Standford University, do të ndërtonin faqen më të madhe kërkimore në planet.

Historia e vetë emrit ?Google? është interesante; themeluesit e saj e kishin pagëzuar me emrin ?Google? por gjatë nënshkrimit të çeqeve të investitorëve të ndryshëm ato filluan që t?i shtojnë një ?e? emrit duke e ri-pagëzuar përfundimisht në atë që ne sot e njohim. Por sido që ta quanin këtë kompani, ajo me siguri që do të vazhdonte të kishte indeksin e kërkimit në mbi 100 milion gigabyte, kjo shpjegon se si ka mundësi që në vitin 2011, 96% e të ardhurave ishin prej publicitetit.
Pa harruar se tanimë ?Google? ka zgjeruar fushën e veprimit duke diversifikuar portofolin e saj të investimeve në fusha të ndryshme që lidhen me softëare-in gjithashtu. Tanimë beteja e saj me Yahoo është edhe më e prekshme duke qenë se aplikacionet e email, telefonive celulare e kështu me radhë janë pjesë e këtij diversifikimi.

E gjitha kjo nuk do të qe e mundur pa një staf të përkushtuar dhe të trajnuar për ta shndërruar gjithnjë e më të suksesshme këtë kompani. Aktualisht kompania ka në stafin e saj mbi 10 mijë programues dhe mbi 50 mijë punonjës që çdo ditë ndërtojnë një sistem të ri operativ dhe na japin mundësinë për të përftuar informacionin në një kohë të shpejtë.
Googleplex dhe Googleland janë ato gjetje gjeniale në botën e sotme që reflektojnë ndër njerëz jo vetëm realizimin e ?ëndrrës Amerikane? por edhe mundësinë se edhe ?ti mund t?ia dalësh?. Si mund ta përmbledhim me një fjalë mënyrën se si mund të ndryshojmë botën? ?Gjithnjë puno fort mbi një projekt të parehatshëm por motivues!?’ shkruan Tabaku.





Lajmet e fundit nga