LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fahri Balliu, ceshtja Doshi-Meta si sponsor te tij

13 Mars 2015, 09:23, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

 

Të gjithë kujtuan se ai humbi, por jo Fahriu vazhdon të jetë mes nesh. Ai ka qenë dje pas udheqjes, dje në kohën e diktaturës, dje në kohën e qeverisjës të PD, sot në kohën e qeverisjës të PS.

Ky individ ekziston dhe qarkullon me mashtrimet, intrigat dhe dosjen e tij të një ish bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit. Por ajo është shumë pak, përballë miqësisë me Hekuran Isain , apo përballë shitjes së pasaportave në Maqedoni. Dosja e tij është shumë pak përballë Gerdecit, është vërtet shumë pak përballë gjithcka që bërë kjo fytyrë e vrerosur dalë nga llumi e proletariatit të Ramiz Alisë.

Ato që rradhita më lart dihen publikisht dhe përfliten rëndom, por ka një fakt mjaft interest që vjen nga situata e fundit politike ne vend. Pra nga cështja Tom Doshi. Nga akuza që deputeti socialist bëri ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta, se ky i fundit donte ta eleminonte fizikisht atë dhe deputetin tjetër demokrat Mhill Fufi. Fakti lidhet me sjelljen e Fahriut dhe medias të tij ndaj këtij rasti.

Fahriu dhe fletushka e tij nuk kanë sulmuar për asnjë cast Ilir Metën, por nuk ka sulmuar për asnjë cast as Tom Doshin. Pra, nuk thotë as që është e vërtetë porosia nga Meta, dhe as nuk thotë që Tom Doshi trillon. Pra për herë të parë Fahriu ka një mendim ndryshe. Ai akuzon Ramën dhe qeverinë në total, ai sytë i ka nga Kryeministri, që në këtë rast nuk është sulmuar as nga opozita e cila ka qenë mjaft e kujdeshme për akuzat e saj, duke drejtuar gishtin tek Ilir Meta dhe Saimir Tahiri, i pari i akuzuar nga Tom Doshi dhe i dyti politikisht nga PD për fshehjen dhe mos denoncimin e krimit.

Fahriu ka gjetur një zgjidhje për të qëndruar në qarkullim. Ai kuptohet akuzon Ramën dhe shumë mirë bën, por problem qëndron Rama sulmohet për parim politik apo sulmohet sepse Fahriu nuk shkruan dot as për Tomën dhe as për Ilir Metën.

Në fakt miqësia e Fahriut me Ilir Metën dihet publikisht, edhe përfitimet në zyrat e LSI-se dihen publikisht, pra Fahriu nuk e sulmon dhe akuzon Ilir Metën si porositës për vrasjen jo për moral, apo sepse kupton dicka përtej politikës dhe opozitës, por sepse ngjyen buken dhe fut lugen në tenxheren e korrupsionit të gatuar nga Meta. Pa haruar që Ilir Meta e ka sponsorizuar shpesh ish bashkëpunëtorin e sigurimit Fahri Balliu.

Por nga ana tjetër Faroja nuk sulmon as Tom Doshin për ta quajtur ngjarjen trill. Lind pyetja e bën për parim që të mbrojë tezën e opozitës? Di dicka përtej politikës dhe opozitës? Jo në fakt nuk ka asgjë nga këto, Tom Doshi rezulton të jetë një nga miqtë dhe sponsorat e Fahriut, prandaj dhe ky i fundit është në hall.

Tani të dy sponsorat e tij po përballen më akuza dhe janë në hetim nga prokuroria, cilin do sulmojë Fahriu. Asnjë prej tyre deri në momentin që dikush paguan një shuk të majmë parash që ai të sulmojë dhe prishet me tjetrin, por në këtë rast Faroja i ka këmbët e futura në një këpucë, atë galloshen e tij që ka shkelur diku ku mban erë të qelbur.

 

 

Lajmet e fundit nga