web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Doshi", sot Durim Bami del para Gjykatës, për masën e sigurisë

6 Mars 2015, 10:08, Aktualitet CNA

Durim Bami, i pretenduar nga deputeti Tom Doshi si vrasësi të cilin Ilir Meta e ka paguar për ta eliminuar fizikisht bashkë me kolegun demokrat Mhill Fufi, do të dalë sot përpara Gjykatës për Krime të Rënda për t?u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Seanca ndaj Bamit do të mbahet në orën 14:30 ku 46 vjeçari nga Fushë-Kruja do të dalë për të parën herë përpara trupit gjykues.

Bami i shfaqur në videon e publikuar nga deputeti Doshi, bën të ditur se ka marrë një porosi me vlerë 500 mijë euro për të vrarë ish-deputetin socialist, dhe 100 mijë euro për të eliminuar Mhill Fufin. Por gjatë marrjes në pyetje, 46 vjeçari përpara oficerëve gjyqësorë është shprehur se është paguar nga deputeti Doshi për të sajuar këtë histori komploti.





Lajmet e fundit nga