web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tarifat e larta/ Studentët e Mjekësisë takim me presidentin Nishani

2 Mars 2015, 09:09, Aktualitet CNA

Studentë të Mjekësisë, të transferuar nga universitetet private të mbyllura në shtet, të cilët një ditë më parë përfunduan grevën e urisë po zhvillojnë sot një takim me presidentin Bujar Nishani. Takimi është kërkuar nga vetë studentët, të cilët po i shprehin shqetësimet lidhur me tarifat e larta kreut të shtetit.

Pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, studentët e Mjekësisë deklaruan se kreu i shtetit do i kërkoj Prokurorisë të nis hetimet për këtë ngjarje.

? Nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë më MAS. Presidenti na dha garanci për mbrojtje ligjore dhe fizike? u shprehën ata.

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Kuvend për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, për këtë çështje. Opozita kërkon që interpelanca të zhvillohet ditën e enjte. Kërkesa për interpelancë është firmosur nga 7 deputetë demokratë.

Greva e urisë e studentëve të mjekësisë është ndërprerë nga policia e cila ka ndërhyrë dhe ka liruar ambientet e godinës së Infermierisë.





Lajmet e fundit nga