web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Biblioteka e një albanologu”, ekspozita kushtuar Gustav Weigand

26 Shkurt 2015, 20:15, Kulturë CNA

Biblioteka e një albanologu? është quajtur edhe ekspozita e cila do të çelet ditën e nesërme ora 17:00 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ekspozitë kjo e cila i kushtohet studiuesit të shquar gjerman Gustav Weigand.

Në 155-vjetorin e tij të lindjes dhe xhestit të tij sa shkencor aq edhe elegant të dhurimit më 1930 të 81 titujve të koleksionit personal albano-balkanologjik Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Biblioteka Kombëtare përmes këtij përkujtimi do të shpallë edhe vitin e 95-vjetorit të themelimit të saj si vit i dhurimeve për pasurimin e fondeve albano-balkanologjike.

Ndërkohë që ekspozita ?Biblioteka e një albanologu? do të shoqërohet me një referim shkencor kushtuar kontributit gjuhësor të Weigand-it nga balkanologu Prof. Dr. Dhimitri Bello (Universiteti i Tiranës), e veçanërisht mbi veprën ?Etnografi e Maqedonisë?, falë vlerave historike, etnografike e gjuhësore që ajo përfaqëson.

Gustav Weigand (1860-1930) kontribues i shquar në studimet ballkanologjike, hartues atlasesh gjuhësore, hulumtues i marrëdhënieve mes gjuhëve e kulturave të popujve ballkanikë, vështruar në kontekstet e tyre historike e etno-folklorike, zuri një vend të rëndësishëm edhe në debatet shkencore mbi historinë e gjuhës shqipe, veçanërisht përmes 12 argumenteve të tij mbi prejardhjen e saj prej trakishtes.

Ky studim u publikua pak vite para se ai të ndahej nga jeta, më 1927 në ?Balkan Archiv?, u përkthye dhe botua po atë vit në revistën ?Diturija? nga Aleksandër Xhuvani.





Lajmet e fundit nga