web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës/ Mashtronte për dokumentet, shpallet në kërkim një 54-vjeçar

25 Shkurt 2015, 09:11, Aktualitet CNA

Një person 54-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia me akuzën e mashtrimit për dokumente. 54-vjeçari ka mashtruar një person se do ti jepte dokumente për në SHBA.

Mësohet se personi i shpallur në kërkim S.D, i mori 9 mijë euro qytetarit për ta pajisur me dokumente fallco për në SHBA. Pas denoncimit të kryer në Polici, ka filluar menjëherë hetimi për ngjarjen.

Sipas policisë autori ka falsifikuar dokumentin vetjak të identifikimit, duke ndryshuar gjeneralitetet.





Lajmet e fundit nga