web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjimet në Maqedoni/Lideri i opozitës thirret në prokurori

24 Shkurt 2015, 12:53, Aktualitet CNA

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mesditën e së martës është thirrur në Prokurorinë Publike për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit lidhur me padinë penale që LSDM ka ngritur për përgjime të paligjshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të kësaj partie, që siç thuhet Zaev do të paraqitet në prokurori. Padia është ngritur kundër shefit të shërbimit sekret DSK, Saso Mijalkov si dhe disa zyrtarëve të lartë të kësaj drejtorie.

LSDM ka nisur me publikimin e materialeve që kanë të bëjnë me përgjime masive të mbi 20 mijë qytetarëve. Ndër këto përgjime janë edhe bisedat e krerëve të lartë shtetëror. (INA)





Lajmet e fundit nga