web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drafti i ri/ Faturat e dritave do të paguhen në dyqanet e kompanive celulare

19 Shkurt 2015, 08:20, Aktualitet CNA

Dyqanet e kompanive celulare pritet që shumë shpejt të kthehen edhe në sportele për pagesën e faturave të energjisë elektrike. Radhët e gjata në zyrat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes e kanë detyruar këtë të fundit të mendojë për zgjidhje alternative për t?u ardhur në ndihmë klientëve.

Kjo u bë e ditur nga administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, i cili ishte dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në një seancë dëgjimore ku edhe prezantoi pr/ligjin e ri të energjisë elektrike. Ai tha se tashmë do të mundësohet që faturat e energjisë të paguhen gjithashtu dhe në banka apo dhe kompani të tjera që merren me transferimin e parave. ?Për t?u ardhur në ndihmë qytetarëve ne prej 10 ditësh kemi hapur sportelet alternativë, që ta lehtësojmë shërbimin ndaj klientit.

Pra sportelet e kompanisë të jenë jo vetëm për pagesë, por të orientohen drejt ankimimeve, ankesa, informacione, lidhje kontratash, etj. Ndërsa pagesat mund të bëhen në shumë institucione të ndryshme, siç është ?Western Union?, posta që ka qenë gjithmonë, ?MoneyGram?, së shpejti punë ditësh do të fillojë edhe tek dyqanet celulare dhe në banka?, tha Çela. Ai shtoi se kjo është e nevojshme pasi hapja e sporteleve të reja nga OSHE ka shumë kosto.





Lajmet e fundit nga