web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Fifty Shades of Grey", rekord shikimi në të gjithë botën

17 Shkurt 2015, 20:05, Kulturë CNA

Filmi, që ka kushtuar 40 milion dollarë, po shfaqet në 56 vende në një debutim global prej 235 milion dollarësh. Premiera në Britani, më 13 shkurt arriti rezultatin e jashtëzakonshëm prej 4.6 milion stërlinash.
Në SHBA fitoi 30 milionë, duke u bërë lançimi më i madh i të gjitha kohërave për Ditën e Shën Valentinit. Ishte fare pak poshtë rekordit të Mel Gibsonit më 2004, me filmin Pasioni i Krishtit, që mori 83.9 milionë.
Sipas Hollywood Reporter, regjisorja Sam Taylor-Wood ka thyer rekordin për filmin më fitimprurës nga një regjisore femër, duke eklipsuar përshtatjen e sagës Twilight nga Catherine Hardwick (69.6 milionë).
Këtu po hapim të gjithë shishet e shampanjës – tha Nick Kapou, presidenti i studios Universal për shpërndarjen brenda vendit. Supriza më e madhe duket se është fakti që filmi nuk është i tmerrshëm. Kritiku i gazetës Telegraph, Tim Robey e ka quajtur filmin «50 Hijet e Grejit» “elektrizues”.
Ai shtoi: “Nuk është art i madh – por shumë i këndshëm, di se ç’bën, një vegim i kësaj loje pushteti sado-mazo që realisht prisnim të shihnim të gjithë.”





Lajmet e fundit nga