web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagimi i shtypit botëror: Ribotohen karikaturat “vrasëse”

8 Janar 2015, 12:01, Aktualitet CNA

Sulmi mbi revistën ?Charlie Hebdo? ka nxitur një reagim të fuqishëm, jo vetëm të publikut, mbi 35 mijë njerëz morën pjesë në një vigjilje për viktimat në Paris, por sidomos të gazetarëve dhe shtypit botëror.
Historia e sulmit mbi revistën dominon faqet kryesore të shtypit në Europë, e në pjesën më të madhe të gazetave shfaqet fotografia e agresorit që qëllon për vdekje një polic të plagosur të shtrirë në tokë. Kjo foto është përdorur pothuasje nga të gjitha gazetat europaine nën titujt, sulm mbi lirinë. Bashkë me artikujt janë botuar edhe karikaturat që nxitën sulmin mbi ?Charlie Hebdo?.
Sulmi në revistën satirike është ngjarja kryesore e raportuar edhe në gazetat më të mëdha të Lindjes së Mesme dhe ka qenë lajm i parë në buletinet e mëngjesit në të gjithë rajonin. gjithashtu, lajmi është më i komentuari në rrjetet sociale arabe.
kanalet ruse gjithashtu e kanë pasur sulmin lajm kryesor, sikundër edhe gazetat më të mëdha në Kinë dhe në seksionet e tyre ndërkombëtare.
Ndërkaq, një numër gazetash europiane publikuan një deklaratë të përbashkët ku dënojnë vrasjet në Paris, jo vetëm si sulm ndaj lirisë së shtypit dhe mendimit, por dhe për vlerat fondamentale të shoqërive tona demokratike. Deklarata u nënshkrua nga Le Monde në Francë, El Pais në Spanjë, The Guardian në Britani, Süddeutsche Zeitung e Gjermanisë, La Stampa në Itali dhe Gazeta Ëyborcza në Poloni.





12:00 Aktualitet

Nëse pini verë…

Prej disa vitesh vera është cilësuar si një pije e shëndetsh...

Lajmet e fundit nga