web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta e bandave/ Arrestohet polici vrau atentatorin

6 Janar 2015, 09:48, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka dhënë sot detaje në lidhje me atentatet e mbrëmshme në kryeqytet. Nga përplasjet me armë u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.  Policia ka arrestuar Roland Metën punonjës i njesise së operacioneve speciale, i cili rezulton se personi qe ka vrarë shtetasin Arian Sterjo.

Viktima sipas policisë ka tentuar të vrasë Pajtim Serianin, Denis Ramadanin dhe Roland Metën, ky i fundit më pas ka ndërhyrë duke qëlluar mbi Arjan Sterjon por vetë efektivi i policise ka mbetur i plagosur.

Pajtim Seriani dhe efektivi i policise Roland Meta kane mbetur te plagosur pas atentatit por jane jashte rrezikut per jeten.

Disa minuta pas ketij atentati policia gjeti ne makinen e tij te plagosur shtetasin Emiljano Shullazi. Ky i fundit u gjend ne makinen tip Golf ne rrugen nacionale Tirane -Rinas. Policia ende nuk ka dhene nje sqarim te plote per nje lidhje te mundshme midis dy ngjarjeve.





21:05 Aktualitet

Euroja në rënie

Euroja njeh aktualisht vetëm në një drejtim: tatëpjetë. Situ...

Lajmet e fundit nga