web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Djali me nëntë shpirtra

30 Dhjetor 2014, 16:20, Aktualitet CNA

Kjo është historia e 25-vjeçarit Matthew Hawskley, i cili ka shpëtuar plot tetë herë nga kthetrat e vdekjes. Atij nuk ka mbetur gjë pa i rënë mbi kokë, duke filluar me një aksident në vitin 2011. Hawskley niset bashkë me shokët e tij në Irlandë për të bërë zhytje dhe nga mos-llogaritja e duhur e thellësisë së ujit, thyen qafën duke u përplasur në shkëmbinj. Kjo thyerje u bë shkak që ai të kalonte katër kriza në zemër dhe të hynte në koma. Gjatë kohës së qëndrimit në spital, ai preket nga super virusi i njohur si MRSA , tepër rezistent ndaj antibiotikëve, e më pas nga pneumonia. Ndërkohë që luftonte me viruset, mjekët zbuluan një lloj gjëndre në trupin e tij dhe arritën në përfundimin se ai ishte i prekur nga kanceri në testikuj. ?Pasi u zgjova nga koma që kisha rënë si pasojë e aksidentit të zhytjes, shihja vetëm forma të bardha e të zeza, dhe nuk mund të flisja. Isha krejtësisht i paralizuar. Mjekët i kishin thënë familjes sime se nuk do të flisja më dhe se isha i detyruar të kaloja pjesën tjetër të jetës në një karrige të paralizuarish. Pas disa muajsh hodha hapin e parë?, shprehet Hawksley. Por pikërisht në momentin që mendoi se ia kishte hedhur, u prek nga një sëmundje tjetër dhe zbuloi se kishte tumor në testikuj. ?Ndërkohë që mendoja se çdo gjë kishte mbaruar, zbulimi i kancerit ishte një proces shumë i vështirë. Në fillim mendova se do të kaloja gjithë jetën i paralizuar, më pas se do të vdisja nga kanceri?, vijoi ai. Pasi ia hodhi edhe kancerit, 25-vjeçari mendon të realizojë një aktivitet në ndihmë të të prekurve nga kjo sëmundje.





12:31 Aktualitet

Special Guest

“Special Guest”, emisioni i cili do te transmetohet cdo te d...

12:30 Aktualitet

Live Dj

19:00 – 20:00“Live Dj” eshte ritmi dhe energjia qe ofrojne L...

Lajmet e fundit nga