Mbahet protesta e shtatë në Tiranë kundër qeverisë
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Deklarata për mediat e kryetarit të PD:
Me kënaqësi të veçantë dëshiroj të përshëndes sot nënshkrimin dhe miratimin e Rezolutës për normalizimin dhe dekriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Do të kemi një demokraci funksionale dhe të shëndetshme, të mbështetur në vlerat dhe virtytet më të mira, apo një pseudodemokraci, një kartel, ku ligjin e bën krimi i organizuar dhe një grusht oligarkësh që mendojnë vetëm për sundimin dhe pasurimin e tyre ?!
Kjo ka qenë dhe mbetet akoma pyetja kyçe që gjëmon e kumbon si gjëmë. Ky ka qenë udhëkryqi ku e vuri shoqërinë shqiptare gjashtë muaj më parë shumica Rama-Meta në lajthitjen për të qeverisur pa opozitë, ose me një opozitë fasadë, duke e përjashtuar nga ligjvënia e cilësuar, nëpërmjet trafikut të deputetëve, duke i mohuar të drejtën kushtetutese hetimit parlamentar, dhe së fundi duke hedhur në veprim repartin e dhunës për t?i mbyllur gojën opozitës, për t?i marrë asaj edhe mjetin e fundit, fjalën e lirë.
Pa asnjë dilemë se e vetmja alternativë për Shqipërinë dhe shqiptarët është demokracia funksionale e modelit europian, Partia Demokratike dhe opozita vendosën gjashtë muaj më parë ndërprerjen e marrëdhënieve me Kuvendin, si një veprim i domosdoshëm për të ekspozuar qartë dhe bindshëm në sytë e opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtar të vërtetën tronditëse, të një Kuvendi të kriminalizuar me vetëdije nga krerët e mazhorancës aktuale.
Ne mbrojtëm Kuvendin duke shpallur papajtueshmërinë tonë absolute me kriminalizimin e tij. Ne kërkuam dhe propozuam një marrëveshje politike, për ç?montimin deri në burmën e fundit të mekanizmit që promovon kontingjente të krimit të organizuar në Kuvend dhe në çdo institucion tjetër publik, me bindjen e plotë se kjo nuk ishte e nuk mund të jetë një çështje e zakonshme e interesit partiak të një pale, por një çeshtje madhore e demokracisë, kauzë jetike e shqiptarëve. Ne e ndërkombëtarizuam problemin kur pamë se shumica po bënte veshin të shurdhër. Ishte kjo përpjekje, e gjatë dhe e vendosur, që solli më në fund marrëveshjen dhe rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo rezolutë përfaqëson kuadrin e qartë të parimeve dhe angazhimeve të përbashkëta shumicë-opozitë për dy çështje kyçe:
Së pari, për normalizimin e jetës parlamentare përmes zbatimit sistemik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rishikimit të rregullave në lidhje me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
Së dyti, për të punuar sëbashku, në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Parlamentit dhe Komisionit Europian për dekriminalizimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera të qeverisjes.
Rezoluta ka mbështjen e plotë të përfaqësuesve të grupeve më të mëdha të Parlamentit Europian, Partisë Popullore Europiane dhe Partisë Socialiste Europiane. Zbatimi i Rezolutës po kështu do të monitorohet prej tyre në vazhdimësi. Në vlerësimin tim dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kjo është një ngjarje më rëndësi të madhe për jetën politike, parlamentare dhe shoqërore të Shqipërisë.
Frytet e saj do të duken menjëherë dhe në vijimësi, në vartësi të seriozitetit, shpejtësisë dhe cilësisë së zbatimit të masave të gjithëpranuara për të garantuar sovranitetin e plotë të ligjeve kushtetuese dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhe sidomos për dekriminalizmin e Kuvendit dhe institucioneve të shtetit, për eliminimin njëherë e mirë të praktikave që mundësojnë vërshimin e krimit në këto institucione, kapjen dhe kapitullimin e tyre.
Si nismëtarë të këtij zhvillimi, që paralajmëron goditjen dhe fundin e një kancerogjeni shumë të rrezikshëm për shtetin dhe shoqërinë shqiptare, dua të shpreh mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët shqiptarë, që kanë ndarë me ne këtë shqetësim madhor dhe na kanë mbështetur pa rezerva në këtë betejë.
Falenderoj nga zemra me mirënjohje të thellë të gjithë miqtë dhe partnerët tanë europianë dhe amerikanë, zotërinjtë Kukan dhe Fleckenstein në veçanti, që ndihmuan me përkushtim të madh për arritjen e kësaj marrëveshje dhe do të vazhdojnë të na mbështesin për zbatimin e saj.
Kalimi nga qëndrimi i përbashkët i shprehur në rezolutë, tek veprimet e përbashkëta, duke përshtatur praktikat më të mira me asistencën e Bashkimit Europian, është hapi i ri që duhet të hedhim tani, pa humbur kohë, me qëllim që dekriminalizimi të mos mbetet deklarativ, por të kthehet në akt dhe të jetë një proces pa ngecje deri në finalizim.
Ne jemi të vetëdijshëm se rezoluta nuk është fundi, por vetëm fillimi i punës dhe përpjekjeve për zbatimin e saj. Thënë ndryshe, është fillimi i fundit për kriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe çdo institucioni tjetër.
Partia Demokratike dhe opozita janë në Kuvend për ta vazhduar këtë betejë dhe për ta çuar deri në fund, tashmë me një mbështetje të plotë qytetare dhe ndërkombëtare dhe me një dokument parimesh dhe angazhimesh detyruese për shumicën dhe opozitën. Beteja nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të vendosur dhe optimistë se do t?ja dalim. Shqipëria e vlerave dhe virtyteve është misioni ynë. Me ketë rast dua t?i siguroj të gjithë demokratët dhe qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë zëri i tyre në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, do të vazhdojë të jetë në sintoni të plotë e të përditshme me Shqipërinë në protestë, do të vazhdojë t?u prijë protestave popullore përballë gjendjes gjithnjë e më të përkeqësuar ekonomike dhe shoqërore në vend.
Vendi ka rrugëdalje, ka zgjidhje nga qorrsokaku ku ndodhet, dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për ti realizuar ato.
Google ka treguar se nuk është e interesuar që t’i futet tre...
Në ditët e sotme, komunikimi me video është bërë një trend m...
Foto dje ne pritjen e kryeministrit me mediat...
Kemi dëgjuar thashetheme të shumta rreth smartphone-it të ar...
Syzet Google janë krijuar për të qenë sa më të rehatshme, te...
Pas firmosjes së rezolutës mes përfaqësuesve të mazhorancës ...
Deputetja e PD-së, Mesila Doda dha një prononcim për mediat ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Ka nisur me mosmarrëveshje mes pozitës dhe opozitës mbi rend...
Elvi FUNDODiten e marte kryeministri Edi Rama shtroi nje dar...
Para gati një jave, Apple pezulloi shitjet në Rusi për shkak...
Policia ka zhvilluar një operacion në Tropojë paraditen e so...
Policia e Vlorës ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili ishte sh...
Sulmet e vazhdueshme ndaj kompanisë Sony kanë sjellë si paso...
Partia Demokratike nderpret bojkotin. Vendimi sapo eshte mar...
Elvi FUNDOKryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka mbl...
Nuk kane te sosur mashtrimet publike, servilizmat dhe skanda...
INUK ka zbritur ne Pogradec per te filluar prishjen e dhjetr...
Kane deshtuar negociatat e mbremjes midis mazhorances te per...
Policia ka zhvilluar një aksion gjatë pasdites në Fushë Kruj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...