web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazeta SOT publikon shkrimin per Henri Cilin dhe UET

21 Dhjetor 2014, 17:41, Aktualitet CNA

Gazeta SOT ka publikuar ne numrin e saj te sotem, shkrimin e plote per skandalin e UET i cili ka 1.2 milion dollare borxhe dhe nderkohe qeveria arreston njerzit per qindarka.

Ja shkrimi i plote dhe fotot e gazetes SOT ne numrin e sotem:

Universiteti i Henri (Naim) Cilit, nuk ka paguar ende asnjë qindarkë pranë tatimeve të Tiranës. Në muajin gusht www.cityfm.al, denoncoi borxhet e mëdha të Cilit si dhe reformën në arsim se ishte klienteliste, e drejtuar prej tij, korruptive dhe e dështuar. Në fakt sot pas katër muajsh askush nuk mund ta mohojë.
Klientelizmii i Naim Cilit dhe UET, tek kryeministri Edi Rama vazhdojnë pa ndalim, pasi shiti Lulzim Bashen shqiptarët e shohin hapur cdo ditë. Në vitin 2007 Cili ishte një nga mbështetësit kryesore të Edi Ramës, në garën për Bashkinë e Tiranës. Në vitin 2011 ishte mbështetësi kryesor i Lulzim Bashës, dhe menjëherë pasi kuptoi rënien e qeverisë së Berishës, filloi dredhinë e tij për tu futur në sqetullën e Ramës, megjithse deklaronte që Berisha do fitonte i sigurt zgjedhjet e 2013.

Rama që e ka provuar e di se cfarë do të thotë ti jepësh një kocke Cilit dhe më pas ta dërmosh, ai të lepihet edhe më shumë, të shërben edhe me më shumë devotshmëri, njësoj si ish sigurimsat e sistemit dje, apo servilet e diktaturës. Por reforma në universitete ishte e dirigjuar nga Cili dhe lidhjet e tij. Po të shofësh reklamat, genjështrat që bejnë universitetet private cdo ditë, thua se janë nga më të medhenjtë në botë, ndërkohë nuk dalin në asnjë nga rankimet universitare boterore, përjashto ndonjë të huaj.

Përpara disa muash e akuzuam Henri Cilin e UET, se ishte dirigjenti i një masakre pa kthim në arsimin e lartë e cila vazhdon. U premtua shumë por ende asgje. Tarifat ngrihen, studentët protestojnë, ata që vinin nga universitetet e mbyllura u hodhën në rrugë, kosto të reformes të Cilit, të cilat i marin familjet, studentët por edhe qeveria.
U fol për një akreditim të universiteteve që do behej brenda vitit, por ende askush nuk ka publikuar asnjë, pa paragjykuar këtu kompaninë apo ata që do bëjnë këtë akreditim, kjo për faktin se Cili dirigjoi një reform që sakatoi universitetet për qëllime terësisht klienteliste, duke i shërbyer Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Pra është e njëjta ministri që ka akreditimin, megjithse sot ka dalë gënjshtrare, nuk kemi asnjë universitet të akredituar. Pra sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri është jashtë standarteve të njohura dhe pranuara në BE. Askush nuk e vlerëson diplomën shqiptare, askush si mer seriozisht universitetet mega kioska apo piramida si UET dhe Cili.

Cili tek tatimet

Piramida për borxhet me miliona euro në Banka, i mbytur në kredi. Pa lenë mënjanë edhe borxhin prej reth 1.2 milion dollarë tek tatimet e Tiranës, ku sot pas 5 muajsh Henri Cili dhe UET, nuk kanë paguar asnjë qindarkë. Dhe borxhi rezulton ai i shkrimit të parë në muajin gusht. Fotoja që shihni është e ditës të enjte 18 dhjetor 2014. Shuma e detyrimit është e njëjta.

Burgjet dhe borxhet

Sot policia në luftë kundër vjedhësve të energjisë, po arreston persona që kanë 500 mije lekë borxhe të pa paguara, apo po fut në burg nëna me femijë jetime, po burgos vajza dhe femije jetimë për 20 apo 30 mijë lekë energji detyrime. Po con letra në cdo shtëpi për qindarkën e fundit borxh që se ke paguar. Dhe për këtë bën shumë mirë, askush nuk është kundër ketij aksioni, megjithse ka kontestime për formën e ashpër.
Në një anë kemi qytetarë që burgosen për qindarka dhe nga ana tjetër kemi një detyrim 1.2 miliard lekë të vjetra, ose 120 milion lekë të reja, detyrim që UET-I i Cilit nuk e paguan. Asnjë qindarkë e paguar në 5 muaj. Qeveria ngre tarifat e studimit, kur kjo shumë do mbulonte gjithcka.
Pse Cilit të UET-it nuk i meren detyrimet, kurse qytetarët burgosen për krundet e shpirtit të tyre? Qytetarët dhe familjet shqiptare kanë problem të thellla sociale dhe këto i njofim të gjithë, por askush nuk mund të na thotë që Cili është i varfër kur një student paguan nga 2 mijë deri në 9 mijë euro në UET. Viti shkollor, mastëri dhe doktoratura.
Burgu dhe terrori është për qytetarët e thjeshtë, për servilat dhe borxhllinjtë me miliona dollarë ka vetëm foto, pritje, promovime, kafe e muhabete.





21:51 Aktualitet

Korçaburg

Nga Artan FUGAFalenderoj të gjithë miqtë e kësaj me rastin e...

Lajmet e fundit nga