web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fahri Balliu dhe kunata në skandalin 150 milion euro

12 Dhjetor 2014, 08:05, Aktualitet CNA

Në Shqipëri manipuluan me Fahri Balliun. Kunata e tij ishte administratore e kompanisë dhe zyrtare e lartë e shtetit shqiptar. Gazeta TemA ka zbuluar skandalin vite me pare. Një hetim një vjeçar i BIRN zbulon prapaskenat e zgjerimit të rrezikshëm të gjigandit të ndërtimit ?Alpine Bau? në rajonin e Ballkanit dhe se si ky zgjerim qe faktori madhor i shkatërrimit të tij.

Shqipëri: Paratë e transferuara në parajsa tatimore

Rrjeti i njohur i gazetarisë investigative në Ballkan, BIRN, ka hetuar veprimtarinë e kompanisë ?Alpine Bau? në Ballkan dhe mes të tjerash në Shqipëri, duke zbuluar se kompania përveçse ka fituar miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar, i ka transferuar ato në parajsat fiskale jashtë vendit. Adminstratore e kompanisë në Shqipëri ka qenë Blegina Agolli, kunata e Fahri Balliut. Falë ndërhyrjes së tij, kompania mori disa nga tenderat më të mëdhenj në vend, mes të tjerash, mbikalimin e Tiranës, rrugën Levan- Vlorë, segmentin Fratar- Tepelenë, që nuk e bëri kurrë, si dhe TEC-in e Vlorës. Të gjitha këto investime të ofruara nga buxheti i shtetit kapin një shumë rreht 150 milion euro.

Sipas BIRN, në Shqipëri, 1.4 milionë euro janë transferuar gjatë vitit 2012 te një kompani misterioze nga Qiproja e quajtur ?Windforce Estate Limited?, e cila ishte në pronësi të një kompanie tjetër guackë, e rregjistruar në Ishujt Marshall. Pronësia më vonë është bartur te punonjësit e një zyre ligjore qipriote.
Transfertat u vunë në pikëpyetje në një raport të ?Deloitte?, e cila qe ende e punësuar si auditor në degën e ?Alpine Bau? në Tiranë më 2013 dhe që u sigurua nga DATUM dhe BIRN.
Pagesat për ?Windforce? gjatë tërë vitit 2012 ishin për punë të tilla si ?përfaqësimin dhe këshillimin, asistencën materiale në të gjitha takimet, diskutimet dhe informimet?, sipas faturave të siguruara nga reporterët.
Faturat i drejtoheshin menaxherëve të Tiranës, Manfred Deppe dhe Amadeo Garcia, mirëpo auditorët nuk ishin në gjendje të gjejnë dokumente të tjera që kishin të bënin me marrëveshjen, duke përfshirë një kontratë ndërmjet ?Alpine Bau-t? dhe ?Windforce-s? sipas specifikimeve të dhëna në fatura.
Puna konsultuese e ?Windforce-s? lidhej me dy autostrada që po ndërtonin dega e Tiranës e ?Alpine Bau? dhe partneri i saj grek ?AEGEK?, pasi ?Alpine? fitoi kontratën më 2008. Këto projekte janë paguar nga fondet e BE-së dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Por, projektet për rrugët në mes Vlorës, Tepelenës dhe Levanit filluan të kushtonin gjithnjë e më shumë, duke e detyruar qeverinë që t?u drejtohet donatorëve për më shumë para. Por, edhe pas kësaj, projektet vuajtën nga probleme teknike dhe shkaktuan protesta të dhunshme nga fshatarët, të cilët ishin pronarë të tokës ku po ndërtohej.
Një segment vazhdon të jetë i papërfunduar gati pesë vjet pas datës së pritur të përfundimit më 2010.
?Deloitte? u ankua se kompania e konsulencës ?Windforce? nuk ka ka dhënë ndonjë provë të punës së kryer bëri që ?Alpine Bau? të mos kalonte auditimin financiar për Shqipërinë për vitin financiar 2012.
Auditorët vërejtën që përfituesi i pagesave dhe aksionari i vetëm i ?Windforce? kishte vdekur në një spital grek në prill të vitit 2013 dhe si rrjedhojë nuk ishte në gjendje të ofronte hollësi të mëtejme të shërbimeve që i kishte ofruar.
Nuk dihet se kush ishte pronari i vërtetë i ?Windforce Estate?, meqë ata që aktualisht janë në listë të punonjësve si sekretarë, drejtorë dhe aksionarë janë punonjës të një zyre juridike në Qipro ? taktikë e rëndomtë ligjore për të siguruar anonimitet në parajsat famëkeqe fiskale.
Një ish-anëtare e lartë e degës së ?Alpine Bau-t? në Tiranë, e cila tha se kishte parë çdo kontratë që qe nënshkruar, tregoi: ?Kam punuar për vite me radhë për ?Alpine? dhe jam e tronditur për shumën e parave që i kemi paguar kompanisë ?Windforce Estate Limited?, për shkak se nuk pashë kurrë një kontratë apo dokument relevant të lidhur me këtë kompani?.
Ndërsa paratë e thata derdheshin jashtë kompanisë drejt parajsave fiskale, nënkontraktuesit u lanë me borxhe shumëmilionëshe.
Kompanisë së ndërtimit ?Alban Tirana? i detyrohet 2.5 milionë euro, pasi ajo fitoi një çështje në gjykatë ndaj Degës së Tiranës të ?Alpine Bau? me pretendimin që kompania austriake padrejtësisht i kishte hequr atë në favor të ?AEGEK-ut?. Kjo kompani nuk ka marrë ende as edhe një cent dhe ka frikë që nuk do të marrë kurrë asgjë.
E-mailet e shkëmbyera ndërmjet menaxherit të degës së ?Alpine Bau? në Tiranë dhe likuiduesve shqiptarë gjatë muajit maj 2014 të siguruar nga ?DATUM-i? dhe BIRN-i tregojnë që ?Alpine? në Shqipëri nuk ishte në gjendje të aplikojë për falimentim edhe disa muaj pas falikmentimit të filialeve të saj më 2013.
Në fund, ?Alpine? në Shqipëri nuk kishte fonde të mjaftueshme për t?i paguar tarifat e duhura për të aplikuar për falimentim.

Skandali financiar

Blegina Agolli,(Kodra) kunata e Fahri Balliut, e cila ishte administrate e kompanisë ?Alpine Bau?, një filial i bashkëdrejtuar me shtetasin serb Slobodan Markoviç), ka qenë në të njëjtën kohë dhe sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve prej vitit 2005 deri në vitin 2008, kur u detyrua të japë dorëheqje.
Pra, në vitin 2007, Agolli është paguar edhe si sekretare e Përgjithshme e Ministrisë, edhe si biznesmene me fonde publike të qeverisë.
Rruga Levan- Vlorë, e fituar nga filiali shqiptaro- serb i kompanisë ?Alpine Bau?, kushtonte fillimisht 42 milionë euro, dhe u financua nga BERZH. Kredia për financim u miratua nga parlamenti shqiptar në dhjetor 2007. Por, Lulzim Basha vuri në lëvizje qeverinë shqiptare që të paguante dhjetë për qind të këtij projekti qysh në shtator 2007, ende pa u lidhur kontrata me financuesin. Kjo shkelje e rëndë ligjore, për të cilën Kontrolli i Shtetit bën përgjegjës Lulzim Bashën, vazhdon me një shkelje tjetër të rëndë, që ka të bëjë me Blegina Agollin, e cila në kohën kur është paguar nga qeveria si administratore e ?Alpine Bau? në Tiranë me 4.2 milionë euro, ka qenë dhe sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
E njëjta situatë është dhe me segmentin tjetër Tepelenë- Fratar, ku ajo ka marrë fonde publike nga qeveria, ndërkohë që ishte zyrtare e lartë e saj.
Ky është rasti më flagrant se si një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar paguhet me miliona euro prej qeverisë për bizneset e tij, dhe nuk ka ende një hetim penal për të.





Lajmet e fundit nga