Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Viron Bezhani, i biri i Nazif Bezhanit, kryetarit të komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë, deklaron se dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit nuk mund të zhduken kurrsesi. Gjatë një interviste për gazetën ?SOT?, Bezhani, rrëfen detaje tronditëse për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku një deputet, spiun i Sigurimit të Shtetit, kishte futur vëllanë në burg. Bezhani, sot President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, thekson se shumë politikanë dhe figura publike, janë paraqitur tek babai i tij, për të parë dosjen dhe lidhjet e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit. Për herë të parë, Bezhani tregon edhe mënyrën se si kontrollohej veprimtaria dhe dosja e një ish-spiuni. Ai ka shtuar se edhe nëse një funksionar i lartë mendon se e ka zhdukur dosjen e tij, emri i tij figuron në dosje të tjera.
Z. Bezhani, ka mjaftuar një fjali e kryeministrit Rama nga fortesa nëntokësore e udhëheqjes komuniste që, polemikat dhe debatet për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të rikthehen si asnjëherë më parë. Mendoni se ka diçka serioze në nismën dhe deklaratat për hapjen e dosjeve, apo kemi të bëjmë thjeshtë me një fishekzjarr politik të radhës?
Për hapjen e dosjeve, nuk ka një vit, por ka 24 vjet që flitet. Është normale që politikanët të flasin për hapjen e dosjeve. Nëse ka diçka serioze apo jo, duhet të pyetet kryeministri, por unë do të thoja se ky është një problem që shpeshherë ngrihet dhe asnjeri nuk është i interesuar për ta konkretizuar.
A duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe pse?
Unë do të thoja që, gjëja më e mirë është që ato të hapen. Ka shumë variante në të gjithë botën. Një shtet i mban 100 vjet dhe i hap pas 100 vjetësh. Unë do të mbështesja sistemin gjerman. Në sistemin gjerman, çdo njeri që ka pasur probleme dhe që dyshon se ka pasur dosje, mund të shkojë të shohë këtë dosje dhe nëse ai sheh se ka diçka jo të vërtetë, ai mund ta kërkojë ligjërisht, se këtu kanë gënjyer. Mund të thotë se, kush e ka dhënë këtë dëshmi, sepse janë të rreme.
Babai juaj, Nazif Bezhani, ka qenë kryetari i komisionit për verifikimin e zyrtarëve të lartë të shtetit në raport me ish-Sigurimin e Shtetit. Besoj se natyrshëm, ju keni biseduar me babain tuaj. Qytetarët janë të interesuar, se çfarë dini ju për dosjet e Sigurimit të Shtetit?
Unë kam biseduar shpeshherë më babain tim për dosjet kur vija nga puna. Do t?ju tregoj vetëm një detaj real. Një ditë kur politikanët po flisnin për hapjen e dosjeve, unë po kthehesha nga stërvitja dhe e pyet babai, biles i thashë, hapi dosjet, pse nuk i hap? Ta marrim vesh se kush janë spiunët. Ai m?u përgjigj: T?i e ke mendjen vetëm tek sporti dhe mendja jote nuk mund të gjykojë për gjë tjetër?. Unë i mërzitur, i them: Pse më ofendon? Ai më thotë, hajde të t?i tregoj dosjet. Shtyp një germë, më thotë mua. Unë shtypa një germë dhe më doli një person, i cili ishte një deputet nga fshatrat e Dibrës. Lexova për të dhe vura duart në kokë. Nëse do të publikohej ajo dosje, nuk e di se sa mund të ishte numri i të vrarëve sot. Konkretisht, kishte futur vëllain në burg, për të shkuar me nusen e vëllait. Ajo kishte futur tjetrin dhe ishte një cikël prej 3-4 vetësh, e me radhë. Kishin futur në burg një rreth njerëzish. Sot fëmijët e tyre, por të shohin dosjen, do të hakmerreshin pasi baballarët e tyre kanë bërë burg kot. Dhe më thotë babai: Hë, a do që të hapësh ndonjë dosje tjetër? Jo, i thashë unë dhe ika i mërzitur për atë çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Shqipëri.
Pse u pezullua komisioni ?Bezhani? dhe interesat e kujt prekeshin nga aktiviteti i mëtejshëm i komisionit?
Komisioni ?Bezhani? nuk u pezullua, por mbaroi mandati 10-vjeçar. Ajo që bëri babai im, në vitin e fundit, këtë mund ta kujtojë çdo deputet, brodhi në për të gjithë botën, bëri një lëvizje deri në SHBA, për të marrë eksperiencën se si e ka bota vazhdimin e komisionit. Dhe hodhi variantin e ri në Parlament, ku kryesoja nuk ishin më ?spiunët e Sigurimit të Shtetit?, po ishin shumë detaje të tjera personale, si të ardhurat, figura e personit, morali, si i ka fituar lekët e shumë pika të tjera me radhë, që për habi, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, ai propozim u hodh poshtë. Babai më thoshte se nuk kishte rëndësi tashmë lidhja me sigurimin, por dëmi më i madh i shtetit është kur i vjen një kontrabandist, me të kaluar të zezë, kur ka fituar lekë në mënyrën më të pistë, që mund të komprometojë të gjithë shtetin. Këta janë më të rrezikshëm se vetë spiunët.
A është e vërtetë se disa bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit, edhe pse ishin klasifikuar si të tillë nga komisioni, janë emëruar sërish në poste të larta shtetërore?
Për të emëruar, janë emëruar. Por, edhe janë shkarkuar. Pra, më qartë, sa bënin emërimin, ka pasur raste që janë shkarkuar për tre ditë. Mund të zgjasnin një vit, por në fund shkarkoheshin sërish. Babai ndiqte ligjin, i lajmëronte, i thërriste në zyrë, u thoshte se jeni me dosje dhe nuk mund të punoni në këtë detyrë. Dhe i detyronte që të largoheshin, pra të jepnin dorëheqjen. Vetëm për një ambasador, që u mundua të mos e jepte dorëheqjen, u detyrua që ta bënte publike dosjen. Është edhe çështja e Rustem Gjatës, i cili mendonte se babai po vepronte politikisht. E sulmuan me gazetë, e sulmuan në forma të ndryshme politike dhe në fund fare, Rustemi pranoi që të takonte babain. Në bisedën e parë, Rustemi e kërcënoi se ti po vepron politikisht me një veprim të tillë. Babai me qetësinë e tij, i tha, ulu të bisedojmë si avokati me avokatin, të qetësohemi dhe të flasim me fakte. Nëse e kam unë gabim, do kërkoj falje publike. Rustemi mendoi se e kishte pastruar të gjithë dosjen dhe se babai im kishte vetëm emrin e tij, që ishte i angazhuar dhe kaq. Por, e vërteta ishte krejt ndryshe. Germa që kishte Rustemi, kishte figuruar në disa emra që kishin bërë histori të madhe. Pasi pa dëshminë e parë, Rustemi pretendoi se për këtë nuk mund të jepte dorëheqjen. Por, baba i tha se kjo ishte vetëm nxehja e parë, prit të kalojmë në pikën e dytë. Aty Rustemi filloi që të djersinte. I doli dosja tjetër. Pasi mbaroi pikën e dytë, babai kaloi tek pika e tretë, ku ishte spiunuar një shok i ngushtë i Rustemit. Në këtë pikë Rustemi u ngrit në këmbë. Babai i thotë se mund të vazhdojmë më tej. Jo, i thotë ai, të kam rënë në qafë kot. Si dosja e dytë, ashtu edhe dosja e tretë, ishin mjaft të rënda.
Ka shumë mister, mjegull dhe teori sa i takon ruajtjes së dosjeve të ish-Sigurimit. Disa ditë më parë, dy dosje u bënë publike në një emision televiziv. Thonë se dosjes kryesore i janë eliminuar emrat, por kanë mbetur vetëm emrat e bashkëpunëtorëve. Cili është komenti juaj?
Me dosjet kanë luajtur të gjithë. Kryesori që ka luajtur është ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të gjithë u mblodhën tek babai im. Të gjithë politikanët vinin të shihnin dosjen. Çfarëdo që t?u bëjnë dosjeve, çdo gjë mund të dilte, mund të zbulohej. Nuk zhduken dot dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, pasi secili ka në regjistër germën e tij. Germa jote të del tek emri të cilin ti e ke futur në burg. Nëse gërmohet, çdo gjë gjendet, pavarësisht se ata e kanë hequr dosjen e vet si person. Unë në shtëpi kam listën e të gjithë atyre që ka kërkuar shteti dhe partia për t?i verifikuar. Vinte kërkesa: ?Verifiko këta ministra, këta deputetët? etj.
A ka gjurmë në dosjet e sigurimit për agjentët shqiptarë të UDB së ish-Jugosllavisë? Thuhet se personazhe të sferave të larta janë rekrutuar si agjentë të UDB? Dosjet për agjentët e UDB janë vetëm hipoteza. Çdo agjent që është konfirmuar, është dënuar. Nuk ka fakte konkrete, nuk ka gjurmë. Dikush ka takuar një agjent të UDB, por kjo nuk do të thotë se është agjent i UDB. Asokohe, agjentët e UDB, zbuloheshin dhe dënoheshin. Intervistoi: Adriatik Doçi Gazeta SOT
Nga aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike, janë pre...
Nga Ben Andoni*Ka qenë ndër të parët, fillimisht si Nënkryet...
Lokalet, PUB-e dhe kazino janë përfshirë në objektet që poli...
Kur lidhet me ditën e premte, numri 13 ka një mbështjellë ve...
Do të ishte e vështirë të identifikohej ndonjë individ tjetë...
Janë të shumtë në histori personazhet që kanë gjetur vdekjen...
The Scarlet Letter, 1995 Ky është një adaptim pa shije dhe m...
Kush ishte Robin Williamsi i vërtetë? Ai djaloshi si llastik...
Qytetarët e Peqinit zhvilluan sot një protestë në qendër të ...
Tolstoi nuk është nga ata autorë që lexohen me kënaqësi të m...
Në ditët dhe javët pas 11 shtatorit, një numër shkrimtarësh ...
Eshtë shumë e vështirë të bësh parashikime, sidomos nëse kan...
Lufta e ftohtë ofroi një sfond perfekt për letërsinë e spiun...
Treni i mallrave të linjës Durrës-Elbasan ka pësuar avari dh...
Artan Didi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, k...
Nëse mendojmë ekzistencën dhe përpjekjet tona, zbulojmë menj...
Duke u afruar edhe fundi i këtij viti, Microsoft ka publikua...
Për momentin është vetëm çështje kohe para se çdo pajisje e ...
Është e vërtetë se në këtë jetë rëndësi ka ajo që mbetet. Vl...
Kompania Nokia ka vendosur të rikthejë legjendën e telefonis...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...