web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria sekuestron një avion në Gjadër, prej 2 vitesh qëndronte në një hangar, fillojnë hetimet

11 Qershor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Prokuroria ka sekuestruar sot avionin e një shtetasi të huaj që qëndronte në bazën Ushtarake të Gjadrit. Sipas prokurorisë, avioni dy vendësh, me ngjyrë gri qëndronte prej më shumë se dy vjetësh në hangarin e një bujku nga Lezha, ndërkokë që bëhet me dije se nuk ka dokumentacionin përkatës. Ndër të tjera, Prokuroria sqaron se pronari i këtij avioni është një shtetas i huaj, i cili prej 2 vitesh nuk rinovon lejen e fluturimit. Duke qenë se i kishte përfunduar licenca për fluturim, ky avion paguante parkimin në hangarin e bujkut. Ndërsa bujku, mësohet të ketë thënë për policinë se, mendonte që pronari i avionit ishte një inxhinier që e kishte montuar vetë avionin. Prokuroria pritet të thellojë më tej hetimet për këtë rast.





Lajmet e fundit nga