web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Ekonomia, dështimi më i madh i qeverisë Rama-Meta

30 Mars 2014, 22:00, Politikë CNA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh sot gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike se ekonomia është dështimi më i madh i qeverisë Rama-Meta. Ai u ndal në situatën ekonomike në vend, që sipas tij është tejet e vështirë për shkak të paaftësisë së qeverisë. Kreu i opozitës theksoi se politikat ekonomike dëshmuan, një dështim tronditës, i cili po shoqërohet me krizën e ulur këmbëkryq. Sipas tij marrëveshja e qeverisë me FMN është një autodemaskim i gënjeshtrave elektorale të mazhorancës së sotme, ndaj siç tha ai kjo ishte edhe arsyeja pse u mbajt e fshehtë. Po ashtu ai shtoi se niveli i borxhit u rrit në nivel drastik.





Lajmet e fundit nga