LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenari i bujshëm, Premier Liga mund të zhvendoset në Australi

3 Maj 2020, 08:14, Sport CNA
Skenari i bujshëm, Premier Liga mund të zhvendoset në Australi

E ardhmja e sezonit të Premier Ligës vazhdon të jetë akoma në pikëpyetje. Pas mbledhjes së fundit të mbajtur ndërmjet skuadrave, u njoftua se ka një pajtueshmëri që ndeshjet e mbetura të luhen në terrene neutrale, nëpër Angli.

Por, së fundmi po raportohet se Premier Liga mund të zhvendoset në Australi, vetëm për pjesën e mbetur të këtij sezoin. Është qyteti i Perth ai që është ofruar për të organizuar ndeshjet e ardhshme të Premier Ligës.

?Unë kam diskutuar me kontaktet e mia në klubet e Preimerligës dhe ata kanë pëlqyer këtë ide?, citohet të ketë thënë Gary Uilliams, agjent i futbollit, i lindur në Birmingham.

?Kam folur gjithashtu edhe me qeverinë dhe ata janë entuziastë. Ne do të flasim përsëri gjatë kësaj jave. Të gjithë janë të sigurt këtu. Qeveria ka marrë masat e duhura?, ka shtuar ai.

Kurse, lidhur me këtë ka folur edhe senatori i Perth, Glen Sterle, i cili ka shprehur gatishmërinë për ndihmë. ?Unë jam duke parë me shqetësim atë që po ndodhë në Angli. Ne duam të ndihmojmë?, ka thënë Sterle.

?Ne nuk kemi thuajse asnjë rast të ri. Do të ishte vetëm çështje karantinimi për disa nga miqtë tanë kur ata të vijnë këtu. Kur Geri foli për këtë, ishte ide e mrekullueshme. Jam i lumtur që ai po merr përgjigjen e njëjtë nga njerëzit që ka telefonuar?, ka shtuar senatori i Perth. Mbetet të shihet nëse zyrtarët e Premier Ligës dhe klubet e kësaj lige do të pajtohen për një gjë të tillë.

Lajmet e fundit nga