LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

La Liga bën gjestin e shëmtuar ndaj Vedat Muriqit

31 Tetor 2022, 20:10, Sport CNA
La Liga bën gjestin e shëmtuar ndaj Vedat Muriqit
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po kalon në një formë fantastike me skuadrën nga Spanja, Mallorca, ku hënoi sërish fundjavën e kaluar në barazim 1-1 ndaj Espanyol.

Vedat Muriqi ka shënuar gjashtë gola, më shumë se disa yje në këtë kompeticion, përfshi këtu monetalisht edhe Karim Benzema, shkruan LIG Sport.

Faqja e La Liga-s nuk e njeh flamurin e Kosovës – dhe kjo po cilësohet si skandal. Në tabelën e golashënuesve më të mirë mungon flamuri i Kosovës. Në vend se ta vendosin flamurin ‘dardan’ ata kanë shkruar vetëm ‘KS’.

Kjo po cilësohet si sk?nd?loze nga gjithë tifozët e futbollit spanjoll dhe nuk është hera e parë që faqja e La Ligës bën këtë gjë.

 

Vedat Muriqi është duke bërë një sezon fantastik në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 6 gola deri tani, duke tundur rrjetën edhe së fundmi kundër Espanjolit, një më tepër se Benzema dhe 7 gola më pak sesa Lewandowski.

Nëpërmjet një postimi të fundit në rrjetet sociale, klubi i Mallorca motivon lojtarin e saj mes humorit: “Qetësohu Muriqi, ti mund ta arrish ende Lewandowski”.

Me të njëjtën lartësi batute ishte edhe sulmuesi shqiptar: “Po mund ta arrijë nëse gjuajtjet e mia drejt portës do të quhen gola”.

Lajmet e fundit nga