LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kombëtare/ Mehmeti: Realizova ëndrrën e familjes, debutimi i vërtetë para TKZ

4 Qershor 2023, 14:18, Sport CNA

Kombëtare/ Mehmeti: Realizova ëndrrën e familjes, debutimi i

Anis Mehmeti është një nga lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë presin Moldavinë në “Air Albania (17 qershor), ndërkohë që tri ditë më vonë është radha e transfertës ndaj Ishujve Faroe.

Mesfushori ofensiv, i cili luan në Championship me Bristol City, foli për kanalin zyrtar të FSHF-së, ku ndër të tjera deklaroi:

“Viti ka qenë shumë special për mua. Isha me Wycombe 6 muajt e parë. Pastaj, në janar bëra transferimin te Bristol City në Championship. Më pas bëra debutimin me Kombëtaren shqiptare, që ka qenë një ëndërr për mua dhe familjen time.

Kam akoma gjëra për të rregulluar dhe përmirësuar. Debutimi me Shqipërinë? Sigurisht që kisha emocione. Ishte një ditë speciale për mua. U ndjeva shumë mirë, edhe familja u kënaq. Kemi dy ndeshje tani: një në shtëpi, tjetrën jashtë.

Duhet të shkojmë me qëllimin për t’i fituar dy ndeshjet. Duhet të luajmë me shumë dëshirë dhe agresivitet për të fituar ndeshjet. Debutimin e parë e bëra jashtë, në Poloni. Tani debutimin e vërtetë e kam përpara Tifozëve Kuq e Zi”, përfundoi Anis Mehmeti.

22-vjeçari i lindur në Londër, debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë në takimin e parë të Grupit E ndaj Polonisë, në Varshavë. Sfidë të cilën e humbëm 1-0.

Lajmet e fundit nga