LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bundesliga/ Bajerni mund Hofenhaimin, Dortmundi shkatërron Shtutgartin (VIDEO)

22 Tetor 2022, 17:27, Sport CNA
Bundesliga/ Bajerni mund Hofenhaimin, Dortmundi shkatërron Shtutgartin

Bajern Mynih dhe Dortmundi bëjnë detyrën në duelet e javës së 11-të. Skuadra bavareze triumfoi pastër 2-0 në transfertën ndaj Hofenheim, një ndeshje që do ta zgjidhte që në 45 minutat e para. Në minutën e 18-të, Musiala do të realizonte golin e avantazhit pasi mori një asist nga Goretca.

Në të 38-tën, Çupo-Moting do të realizonte dhe golin e dytë dhe të sigurisë për ekipin bavarez. Bajerni me këtë fitore ruan vendin e dytë me 22 pikë.

Dortmundi ndërkohë triumfoi 5-0 ndaj Shtutgartit, teksa do ta zgjidhte ndeshjen që në 45 minutat e para. Bellingam, Sule dhe Reyna do të shënonte 3 gola, duke u dhënë qetësinë e nevojshme verdhezinjve.

Në pjesën e dytë do të ishin Bellingam dhe Moukoko do të shënonin dy golat e tjerë, duke vulosur shifrat 5-0. Dortmundi mbetet 3 pikë pas Bajernit pas këtij suksesi. 

Lajmet e fundit nga