LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Mbërrin oferta marramendëse për Muriqin, sulmuesi shqiptar me pagë... 8 milionë euro

18 Qershor 2020, 15:58, Sport CNA
E bujshme/ Mbërrin oferta marramendëse për Muriqin, sulmuesi

Vedat Muriqi është shndërruar në një lojtar shumë të kërkuar në merkato falë aftësive të treguara në fushën e lojës me Fenerbahçen këtë sezon. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës është shënjestër e një sërë klubesh të mëdha, mes tyre emra si Totenhem dhe Lacio, me kata të fundit, që e kanë objektiv primar në merkato.

Përtej interesit nga ligat e mëdha, mediet turke mësojnë se për 26-vjeçarin ka ardhur një ofertë e frikshme nga Arabia Saudite. Një prej klubeve të ligës së këtij vendi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se është gati t?i ofrojë Muriqit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon. Shifër e frikshme, të cilën Muriqi nuk pritet ta arrijë gjatë gjithë karrierës në Evropë.

Gjithsesi, raportohet se sulmuesi e ka refuzuar këtë ofertë dhe dëshiron të qëndrojë te Fenerbahçe deri në transferimin në një klub të madh, që luan në Champions League. E sigurtë është se, duke parë gjithë këtë interesim, Fenerbahçe nuk do arrijë ta mbajë Muriqin në skuadër gjatë kësaj vere.

Lajmet e fundit nga