LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burri i prokurores së “Forca e Ligjit”, Mariola Mërtiri, me pagë 3.9 milionë lekë si drejtor i 3 landfilleve

1 Janar 2022, 18:23, Aktualitet CNA

Kur ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, propozoi prokuroren e Tiranës, Mariola Mërtiri, si drejtuese të trupës ?Forca e Ligjit?, askush nuk e dinte se vëllai i burrit të saj, Klodian Mërtiri ishte pjesë e bandës së drogës me Agron Xhafajn, të cilët pas dënimit e kërkimit në Itali, erdhën në Shqipëri, njeri duke e bërë emrin Geron e tjetri Mirel.

Bëhet fjalë, për Ervin Trifon Mërtirin, bashkëshort i prokurores së Tiranës, Mariola Mërtiri, të cilën ?Pamfleti? e ka denoncuar me fakte, për vlera të mëdha financiare, që ka marrë dhuratë nga kunati i saj Mirel Mërtiri, trafikant droge i dënuar në Itali.

Po kështu e kemi denoncuar, për përfitimet financiare, që kjo prokurore ka nga landfillet Tiranë, Fier e Elbasan, ku vëllai i burrit të saj, trafikanti Mirel Mërtiri është ortak me Klodian Zoton dhe bashkëjetuesen Stela Gugallja.

Këto fakte, prokurorja Mariola Mërtiri jo vetëm i ka mohuar, por kundër ?Pamfletit?-t ka bërë ankesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që është anomali psikike e saj, si dhe Akt-Padi në gjykatë, me akuzën se ?faktet e publikuara janë shpifje për t?i cënuar figurën?.

Mirëpo, ja që dhe lista-pagesa e publikuar, konfirmon faktin se Ervin Mërtiri, burri i prokurores shefe e trupës ?Forca e Ligjit?, Mariola Mërtiri, përveç punës shtetërore si Drejtor i Qendrës së Magazimin-Shitjes së hidrokarbureve në ?Albpetrol?, është i punësuar dhe te landfillet.

Sipas regjistrit tatimor, në kompaninë e plehrave ?Integrated Energy BV SPV?, burri i saj rezulton në postin ?Drejtor? i tre landfilleve Tiranë, Elbasan, Fier, ku paguhet 3.9 milionë lekë të vjetra në muaj.

Por paralelisht me detyrën drejtor në shtet, me detyrën drejtor në landfillet e plehrave, burri i kësaj prokuroreje është dhe Drejtor Ekzekutiv me pagë bazë mujore 700 mijë lekë te kompania ?Izolede shpk? në Fier, për të cilën do flasim në vijim, se çfarë lidhjesh të pista ka me këtë prokurore.

Saktësojmë, se bosi Klodian Zoto, që e ka mohuar lidhjen me landfillet, figuron se paguhet  me rrogë 2.5 milionë lekë në muaj, si President i Landfillit të Tiranës ?Integrated Technology Services?, ndërsa trafikanti Mirel Mërtiri, kunati i prokurores Mariola Mërtiri, paguhet  si Drejtor me rrogë mujore 4.5milionë lekë.

Që prokurorja Mariola Mërtiri, të bindet për këto fakte, do t?ia bëjmë të ditura dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe Komisionit të ?Veting?-ut e OMN-SHBA që mbikëqyr procesin.

Madje dhe dosjen e zullumeve, që burri i saj Ervin Mërtiri, ka bërë kur ishte Drejtor i Agjencisë së Kthim-Kompensimit të Pronave në Qarkun-Fier, kur Mariola ishte prokurore e rrethit dhe nuk fillonte, ose pushonte çdo hetim ndaj burrit e vartësve të tij. Kaq edhe për sot./Pamfleti

Lajmet e fundit nga