“Mami vdiq gjatë bombardimit, isha pranë saj”/ Alvini tregon momentet e tmerrit në Siri

14 Nëntor 2019, 12:43, Sociale CNA

Disa ditë pasi u lirua nga kampi Al Hol në Siri, Alvini ka treguar momentin kur e ëma ndërroi jetë gjatë luftimeve.

Prokrurorët italianë e morën në pyetje 11-vjecarin shqiptar, në praninë e një psikologu.

?Mami im vdiq gjatë një bombardimi, unë isha pranë saj por shpëtova. Ishim në një kamp tjetër, jo në Al Hol. Nuk e di kur ka ndodhur, di që ishte shumë vapë?, është shprehur 11 vjeçari.

Psikologët dolën në përfundimin se Alvin është ende në gjendje shoku për shkak të traumës emotive që ka pësuar. Sipas mediave italiane, djali do t?i nënshtrohet një operacioni në këmbën e plagosur gjatë bombardimit ku humbi jetën nëna e tij Valbona. Ndërkohë, për të mësuar kur ka ndodhur bombardimi, do të priten konkluzionet e mjekëve, të cilet do të analizojne plagën e vogëlushit në këmbë./CNA.al