Me vizë turistike drejt SHBA?/ Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm

14 Nëntor 2019, 09:20, Sociale CNA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata person që do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vizë turistike.

Sipas Ambasadës, oficerët në pikën e hyrjes do të vendosin se sa kohë mund të qëndroni në SHBA, kështu që pikërisht ata do të vendosin edhe ditën se kur duhet të largoheni nga Amerika.

?Kur udhëtoni me vizën turistike, oficeri në pikën e hyrjes vendos se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Pasi oficeri ju lejon të hyni në SH.B.A., ata vendosin një vulë në pasaportën tuaj me datën që ju kërkohet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që të largoheni përpara asaj dite! Nëse keni pyetje të tjera për vizat, jam këtu për t’ju përgjigjur! #PyetAnen?, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al