Shiu nuk po na ndahet/ Ja si do jetë moti në vijim

14 Nëntor 2019, 07:16, Sociale CNA

Pas një nate me reshje shiu, dita e sotme ka nisur me mot të vranët në të gjithë territorin me temperatura minimale të regjistruara nga 8ºC në zonat malore deri në 15ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare.

Për orët në vijim moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas IGJEUM, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në bregdetin jugor dhe terrenet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 17 °C
në vendet e ulëta: 11 / 16 °C
në vendet malore: 6 / 13 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet mesatare deri e fortë.