Ndërroi jetë në spitalin e Korçës/ Flet vëllai i 58 vjeçarit: I dhimbte koka, doktori i bënte vetëm serume

13 Nëntor 2019, 14:41, Sociale CNA

Mbetet enigmë vdekja e 58 vjeçarit Telha Kelo nga fshati Pojan i Korçës.
Babai i dy fëmijëve ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës ku ndodhej prej dy ditësh.

Vëllai i viktimës bën me dije se e kishin çuar në spital me dhimbje koke dhe prej dy ditësh bënte serume. Ai pretendon se i kanë kërkuar mjekëve ta transportojnë në Tiranë por ata nuk kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë diagnozë.

?I dhimbte koka. E solli byrazeri me makinën e tij pardje, sot në mëngjes mbaroi.
Fjalët e mjekut janë, nga dhimbja e kokës vdes njeri. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje më parë. Nuk e dimë me çfarë e kanë mjekuar, serume i bënin. Do bëhet më mirë na thanë mjekët. I kemi kërkuar që ta çonim në Tiranë, na thanë që nuk e kemi nxjerrë ende diagnozën që ta dërgojmë në Tiranë. Sot kur erdhëm në orën 8:00 e morëm vesh.
Nuk e di çfarë diagnoze do i vërë doktori që të shpëtojnë. E tërë nga doktori ka ardhur se po të kishte nxjerrë doktori diagnozën do ishin marrë masat?, deklaroi vëllai i viktimës për News 24./CNA.al